Arti dhe skllavërimi

(Kushtuar skllevërve të kohës sime dhe atyre që urrejnë skllavërimin dhe gjenden në kërkim të shpirtit të lirë)

Ka njerëz që me plotë vullnet pranojnë të jenë skllav për shkak të komoditetit material. Ka poashtu prej atyre që urrejnë atë pozitë dhe fillojnë luftën e çlirmit shpritëror nga pozita e të qenurit skllav i ideologjisë, besimit, urrejtjes dhe dobësive tjera personale. Njerëzit që pranojnë pozitën e skllavit janë qenie pa indentitet, pa kurriz, pa shpirt të vetin, pa virtyt, pa vlera njerzore. Ata pranojnë që pronarët e tyre t`i fyjenë, të urinojnë mbi kokë dhe t`i trajtojnë si pronë private, njejtë si në kohën e para shekullit 18-të. A do të shporret ndonjëherë skllavëria nga mentalitetit i humanitetit?

1. (Frika nga vetvetja)
„Që nga ky çast shpalli të gjithë skllavët të lirë“! Kjo është ajo fjalia e famshme që bëri të pavdekshëm emrin e Abraham Linkolnit. Disa javë pas betimit të tij publik, më 1 janar 1863, dëshira e presidentit amerikan u bë ligj. Në veri gjenerali Lee vazhdonte të bëjë kërdinë ndaj varrësve të presidentit që luftonin për flakjen e skllavërisë. Linkolni e dijnte se është mjaftë rëndë për të shporur Lee-në e aftë në fushëbetejë, prandaj edhe vendosi që të bisedojë me të. Gatishmëria e presidentit për të biseduar me një njeri që nuk ia merrte mendja të shohë Amerikën në një epokë të re të lirisë, ku më nuk do të kishte nevojë për nxjerrje të shpirtit në treg, shkaktoi një zhgënjim të paparë në opinionin e atëhershëm publik. Gjenerali Lee tek ecte nëpër qilimin e mëndafshtë të pallatit presidencial, me njërën dorë mbante pushkën e në tjetrën thikën e gjatë. Ai nuk i besonte politikës. Pas tij mbeteshin gjurmët që linin çizmet e tij të mbushura me baltë të kuqe veriu. „Paska mbrritur“! bëri njëri nga këshilltarët e Linkolnit kur pa gjurmët e mëdha prej baltë që nga hyrja e pallatit e deri tek dera e dhomës së pritjes.

„Përse je kundër ligjit për lirimin e skllavëve“- pyeti Linkolni, duke mbajtur mjekrrën me dorë, për të fshehur dridhjen që i shkaktonte frika prej një bishe aq të egërsuar siç ishte Lee. „Nuk mund ta paramendoj Amerikën pa skllavë. Ata na duhen ne më shumë se çdokujt tjetër“. Linkolni që bëhej sikur nuk kupton mendimin e kundërshtarit të tij; „Përse ka nevojë Amerika për njerëz të shtypur e nëpërkëmbur“?. Shumëkush mendonte se Lee është një fshatar kokëfortë që plotë inat kundërshton një ligj për arsye se nuk e kupton rëndësinë e tij. Një njeri i dërrmuar nga jeta fëmijërore në shkretëtirën e Kalifornisë. Askush nuk besonte përveç Linkolnit se Lee kishte menduar për këtë gjë gjatë e mirë. Pas një pushimi disasekondash ia ktheu presidentit, kësaj radhe çuditërisht me një zë ë butë; „Ne na duhen skllavët, për të mos u ndier skllav të vetvetes. Në thellësinë më të madhe unë urrej veten përse jam kështu siç jam; i egër, me plotë hakmarrje ndaj të së kaluarës sime, i paaftë për t`u bërë president i amerikës. Vetëm kur para meje kam të shtypurit, zezakët dhe gjithë ata njerëz që ende nuk kanë mësuar të hanë si duhet, e ndjej veten të lirë, të pushtetshëm. Kë do të komandoj unë kur nuk do të jenë më skllavët? Veten? Assesi!“. „Cliroje shpirtin nga skllavërimi“- i apeloi Linkloni Lee-së, duke i shtrrnguar dorën. Gjenerali Lee vdiq në fushëbetejë duke mbrojtur skllavërinë. Veç vonë Linkoln do të pranojë se skllavëria është diçka që ka të bëjë me karakteret e shumta të njerzve dhe se ajo do të mbetet e gjallë përjetësisht deri sa të ketë njerëz. „Lirimi i Amerikës nga skllavërimi është një ëndër e bukur për të cilën ia vlen të luftosh. Mirëpo vazhdimisht duhet të kesh parasyshë faktin se ajo është një kundërshtar i pafitueshëm. Ajo nuk zhduket kurrë sepse është vetë qenia jonë!“- ka shkruar Linkoln në memoaret e veta.

2. (Karakteri i individit)
Nuk është e njejtë të jesh skllav i vetvetes apo i dikujt tjetër. Këtu qëndron edhe dallimi në mes Linkolnit dhe gjenerait Lee. Thirrja „çliroje veten nga skllavërimi“ e vë Linkolnin në pozitën e një filozofi të përkryer që ka ditur të ngacmojë trurin e të gjitha kohëve të mbamendjes humane. Ai me aksionin e vetë për të çluruar skllavët e zinj ndaj zotërinjve të bardhë, i ka shpallur luftë eksploatimit të njeriut nga njeriu. Skllavërim që ka qenë i mbrojtur me ligj, pra shteti e shoqëria kanë qenë fabrika e një raporti të tillë ndërnjerëzor. Nga ana tjetër Lee (më vonë edhe vetë Linkolni) ka pasur të drejtë dhe del si një filozof, kur thotë se skllavërimi nuk do të zhduket për arsye se është pikërisht ai- njeriu që ka frikë nga skllavërimi ndaj vetes, ndaj shpirtit të acarruar të tij me jetën, nga frika dhe pasiguria që bëjnë atë të vallëzojë sipas rrethanave që imponon mekanizmi biologjiko- material i varrësisë ndërmjet qenieve të gjalla. Prodhues të një pozite skllavëruese mund të jetë edhe religjioni, tradita, mentaliteti e mbi të gjitha, rolin kryesor e luan karakteri, individi.

3.(Vetvrasjet kolektive të humanitetit)
Kohëve të fundit, disa stacione para hyrjes ceremoniale në shekullin XX, shpesh dëgjohen lajme se; në këtë apo atë vend janë vrarë dhjetra njerëz për shkak të besimit ndaj Zotit të tyre. Ai ka fytyra të ndryshme; herë është Jezu Krishti, herë djalli, herë Muhamedi, herë ndonjë Guru anonim që premton shkuarjen në Mars a Jupiter etj. Vërtet në asnjërën prej librave voluminoze mbi ta nuk predikohet vetekezekutimi, por skllavërimi i skajshëm, përulja dhe dhënia e tërrësishme e mendjes atyre kulteve jo të gjalla ose fiktive. Protagonisti qëndror mbetet sërish njeriu i paaftë për të udhëhequr jetën në mënyrë të „moralshme“. Zakonisht, me ca përjashtime të vogla, nuk ka më asnjë shtet që detyron qytetarët e vetë në një vetekzekutim të tillë. Në të shumtën e rasteve janë vetë „njerëzit“ me vullnetin e tyre të lirë që vendosin në një akt të tillë. Janë vetë qeniet dykëmbëshe të përparuara në njerëz ata që prodhojnë teori për shpëlarje të truve në mënyrë masive për një skllavërim të tillë vrasës. Qenie që frikohen nga shpirti i lirë, virtyti. Njerëz që frikohen nga vetevteja! Cka i shtynë njerëzit të ndjejnë veten më të sigurtë në pozitën e skllavit që është i gatshëm edhe të vdes për kultin, vetëm për të mos mbetur në duart të veta?

4. (Të kesh apo të jesh)
Sipas disa psikologëve, e veçanarisht, psikanalitikëve si Frojd, Fromm, Junge, skllavërimi trajtohet si një tip dhune që rrjedh nga injoranca kolektive e humanitetit. Ndërkaq si mekanizmat më të përshtatshëm për vënien në funksion të ndërmarrjes së skllavërisë masive përmenden faktorët socialë e religjiozë. Zezakët e varfër e të paditur të Afrikës së asaj kohe, amerikani me prejardhje evropiane i ka marrë me dhunë dhe i ka shitur tek pasanikët. Një pjesë e madhe e skllavëve vullnetarisht ka pranuar në pozitë të tillë për t`i shpëtuar vdekjes nga urria dhe mospapasja e elementeve primare të ekzistencës. Këtë gjë e dëshmon edhe fakti se në Amerikë dhe gjetiu ende ushtrohet ky sistem.

Në ditët e sotme skllavëria ka fytyrë tjetër „më moderne“. Në komunizëm gjithë qytetarët në një mënyrë apo tjetër ishin skllav të përbetuar të Partisë në pushtet që personifikohej me një njeri- kryetarin e partisë dhe shtetit. Në kapitalizëm skllavërimi ushtrohet nga pronarët e parasë- ekonomisë. Si? Edhe në ditët e sotme anekënd globit, e sidomos në vendet më pak të zhvilluara industrialisht, pronari i fabrikave është i lidhur ngushtë me shtetin dhe ndrron ligjet sipas përfitimeve të veta duke lënë puntorët e tij në pozitën e skllavëve që „s`kanë nga t`ia mbajnë“. Në vendet e zhvilluara industriale, në Evropë, ende ekziston „shërbimi“ jashtë ligjit i „mirëmbajtëseve“ të shtëpisë për njerëzit e pasur. Tjetra; shumica e këtyre shfrytëzojnë zbarzëtitë e ligjit duke mbajtur garda puntorësh të nënçmuar e poshtëruar, nga vende të ndryshme duke i shfrytëzuar me një çmim fare të lirë. Po skllavi (njeriu) përse pranon të bëhet skllav?

5. (Shpëtimi: Shpirti i Lirë)
Në gjithë këtë rotacion skllavërimi, ka një pjesë njerëzish që nuk jetojnë dot në pozita tjera përveç se në atë të skllavit. Si e zbërthen këtë punë Erich Fromm. Në librin e tij „Të kesh apo të jesh- baza shpirtërore e një shoqërie të re“- sipas tij; dy stacionet e mënyrës së ekzistencës së të qenurit të „jesh apo të kesh“ janë ndihma nëpërmjet të cilave mund të përcaktosh tipet e karakterit njerzor. Në një studim të detajuar të veprës së Fromit del se; ata që stacionohen në taborin e „të kesh“ jetën e shohin të lumtur vetëm në pozitën e skllavit. Pra jetën e kushtëzojnë me aspektin e komoditetit material -kështu ata vullnetarisht e kushtëzojnë jetën me veprime kundër moralit për të gjetur mjetet e nevojshme. Tipin e dytë e përbëjnë njerëzit egoistë të grupit „të jesh“. Ky soj njerëzish i jep tepër rëndësi komoditetit spiritual dhe kështu shndrrohet në një maqinë të vënë në disponim të shpirtit që nuk i mjafton asnjëherë liria që ka, por vazhdimisht kërkon më shumë nga ai. Përgjigjen më të bukur ndaj kësaj pyetjeje e ka dhënë Dikensi i shekullit XX, Archibald J. Cronini. Thënia e tij; „jam bërë artist, shkrimtar vetëm për një arsye; për të mos qenë skllav i diçkaje tjetër. Sepse sa mund të shohë unë nuk ka asgjë në botë që nuk kërkon nga unë t`i nënshtrohem skllavërisht. Nëse duhet të jem skllav patjetër, atëherë do t`i bëhem skllav shpirtit tim, për ta edukuar atë që të jetë i lirë. Nuk dua që të vdes si një njeri që ka ndejtur gjithmonë matanë jetës- si skllav i interesave të dikujt të tjetër?“. Njëriu si skllav i vetevetes- është solucioni i vetëm jo për t`i shpëtuar skllavërimit „të papërmbysshëm“ , por, thjeshtë për të luftuar si; Linkolni; për të çliruar veten nga skllavërimi i shpirtit ose për të penguar dorrëzimin e tij fare lirë padronëve të „moralit material“.

Shpirti i lirë i Kroninit- ku ta gjejmë atë? „Nuk e dij a kam guxim dhe vlera aq të larta njerëzore për t`i rezistuar skllavërimit që ma imponon epoka ime, pasi edhe unë dua të jetoj, që do të thotë të ha, mirëpo një gjë është e sigurtë; gjeneralit Lee nuk ia fali shpirtin tim kurrë, njerëzit sia as që i lejoj të më afrohen më shumë një centimetër“- kishte thënë në një vend publik udhëheqësi i zezakëve të Amerikës Martin Luter, para se të vritej.

NDAJË

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht.
Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.