Qeni i presidentit

Turihollë, leshbardhë dhe veshmprehur. Këto janë vijat e para të fizikut, që bien në sy, të qenit që mbante emrin Pinki dhe që u bë legjendë e gjallë në Albaland. Ngjajshmëria e tepërt e tij me ujqt e maleve të Kanadasë, e bënte atë të mbizotërojë situatën në praninë e qenve të tjerë, që minsitrat i sjellnin me vete, kur vinin të montojnë ndonjë komplot bashkë me shefin numër një të shtetit kundër dikujt apo diçkaje. 

Historia e Pinkit i ngjan një njeriu të rritur jetim. Qysh në ditët e para të tij, atë e kishte braktisur e ëma duke ikur pas një qeni kokëtrash – prej asaj racës që mbajnë barinjtë pranë për të trembur shtazët e egra për të mos t`i ngrënë delet. Në një shpellë të ngrirë të një mali kanadez, atë e kishin zbuluar një turmë ujqish çakenj dhe e kishin ushqyer vite me radhë. Ditën, kur Pinki, kishte vërjetur se mund të bëhet zot i vetes, ia kishte mësyer drejt civilizimit. Në kryeqytetin e atdheut të vetë, për një kohë të shkurtë, kishte bërë jetën e një endacaku, pa strehë dhe pa rregulluar kushtet sociale. Pak para se të rrëzohet në pikën e fundit të humnerës së fatit, duke u vërdallë me një grup qensh, pankerë dhe moralisht të korruptuar atij i ndodhë takimi me presidentin;
Para selisë së parlamentit kanadez, aradha policësh e ushtarakësh bënin sigurimin. Edhe Pinku që nuk merrej me punë politike, kuptoi se gjithë ajo ceremoni kishte të bëjë me pritjen e ndonjë udhëheqësi të racës së atyre që mbahen si më të përkryer nga bota e kafshëve të planetit, formën e rrumbullaktë të të cilit planet e kontestonte, Pinku (ai mendonte se toka nuk është e rrumbullakët, por në formë të një pjate ku vëhen zarzavate të ndryshme, për ta bërë atë sa më dekorative. Këtë pikëpamje ai kishte formuar sigurisht gjatë fëmijërisë, duke shikuar qytetërimin nga maja e maleve të bardha të Kanadasë). Përderisa Pinku mendohej pa disa limuzina të gjata që hyjnin në obor. Padashje i ikën sytë pas portës së pallateve dhe aty pa shoqërinë e tij, pra atë turmën e korruptuar të qenve që dijnin të bëjnë vetëm sherre. Nuk duhej të studioi shumë për të parandjejë se ata kishin përgatitur ndonjë atentat. Në momentin kur u hapën dyer e maqinave ata u vërsulën drejt një njeriu të madh e të zi. Ishte presidenti i një shteti afrikan, ku dënohej me vdekje endja e qenve nëpër qytetet e mëdha. Pinkut nuk i interesonte aq shumë politika e atij njeriu trupderdhur në ato çaste, aq sa kishte dëshirë që të shpëtojë atë nga dhëmbët e pistë të ish-kolegëve të tij. Turma e çakërdisur kur pa se Pinku kishte marrë turmë, si një raketë drejt tyre, nuk mundën më shumë se sa t`ia ngulin vetëm në dhëmb në këmbë presidentit dhe pastaj të zgjojnë veten të përplasur për murreve të pallatit parlamentar. Pinku i kishte shpartalluar ata për disa sekonda. Në vend të falenderimit Presidenti i kishte ofruar Pinkut që të bëhet banor i Pallatit të tij dhe kështu ndodhi. Pas kësaj Pinku kishte menduar se që nga ajo ditë, kishin mbaruar brengat e tij. Për herë të parë ai qëndronte pranë rreve dhe mundte të vëzhgojë shpejtësinë e tyre në qiell. Kohë pas kohe një dorë e rëndë ia përkëdhelte kokën. Gjë që ai e neveriste pa masë, mirëpo kjo ishte sakrifica që ai duhej të bëjë, për të siguruar strehën për të kaluar jetën më mirë se sa në ato rrugicat e errëta të atdheut të tij. Habia, që shërbetorëve të pallatit u dukej në fytyrat e tyre përplotë sekrete, Pinku e mori si konfirmim të mendimit të shoqërisë së tij në Kanada se në këtë vend raca e tij nuk e ka lehtë.
Ai për çdo ditë, gjatë shëtitjes nëpër park me presidentin, shihte se si komando ekzekutimi pushkatojnë qen të racave të ndryshme. Bashkëshëtitësi i tij kalonte pranë sikur të mos ndodhte kurrgjë. Nga kjo Pinku konstatoi se vrasja e qenve në atë vend ishte një përditshmëri e zakontë, me të cilën nuk habitet askush. Dhimbja për zhdukjen e bashkëspecies së tij ia ndiqte gjumin me muaj të tërrë. Mjaftone të shohë një skenë të tillë dhe pastaj mos të mund të flejë me javë të tërra. Në pallat vazhdimisht dëgjonte plane qëllimkëqija kundër këtij ose atij shteti, kundër ministrave që kishte zgjedhur vetë presidenti hundëgjërë që kishte marrë me vete Pinkun. Shpesh-herë atij ia nxjerinin gjumin turma njerëzish, gjysmë të zhveshur e të gërryer në fytyrë që hallakateshin para dyerve të presidencës.
I tërbuar nga një gjendje e tillë, i dëshpruar me të gjitha mjeshtritë djallëzore të shefit të tij, Pinku braktis presidencën dhe del në mal. Atje ai takon brigada qensh të dëshpëruar, të armatosur deri në dhëmbë me urrjetje ndaj racës sundimtare të njerzve që udhëheqnin shtetin e tyre. Në dallim me shoqërinë e tij të korruptuar dhe narkotike të qytetit, këtu shihte qenë të sinqertë, të përvuajtur dhe kryengritës që dijnin se për ç`luftojnë. Për arsye se Pinku njohte pallatin si shtëpinë e vetë, atij iu besua detyra e hartuesit të planit të sulmit. Pinku e bënte këtë me gjithë dëshirë. Veç në atë të periudhë të jetës së tij qeni kanadez me racë meleze, gjysmë ujk e gjysmë qen, ndjente veten krenar për atë që bënte; do t`i jepte fund gjenocidit ndaj racës së tij.
Rojet që ecnin në mënyrë të orkestruar atë natë nuk pritnin ndonjë sulm nga jashtë. Ato mund të regjistroheshin prej së largu vetëm nga prushi i cigareve të tyre, që lëviznin dhe kryqëzoheshin kohë pas kohe. Pinku e dijnte se me ata nuk duhet bërë shumë luftë. Ata do t`ia mbathin sapo të shohin se dikush do të sulmojë pallatin. Ai e dijnte historinë e rojtarëve që mezi prsinin të mbarojnë shërbimin ushtarak dhe ishin lodhur duke përshëndetur lloj lloj funksionarësh gjatë ditës. Dhe vërtet ashtu ndodhi; kur ata para dhëmbët e acarruar të Pinkut që pas veti kishte mijëra qen të racave të ndryshme lëshuan pushkët e tyre të rënda dhe ia mësynë drej errësirës. Kështu ndodhi edhe me shërbetorët e tjerë të Pallatit. Presidenti luante me një vajzë rreth të njëzetave, lakuriq në banjon e madhe të saloneve të tij të shumta. U ballafaquan dy qenie që deri dje kishin qenë miqë dhe më shumë se kaq; presidenti ndodhej përballë qenit që atij një herë ia kishte shpëtuar jetën. Ai lëvizi dorën duke urdhëruar Pinkun që të largohet dhe mos ta pengojë në punën që kishte nisur me atë vogëlushen që qeshte prej zori. Dikur edhe presidenti kokëtrashë, duke parë sytë e skuqur të Pinkut si dhe gojën e hapur të tij në brendinë e së cilës dukeshin dhëmbët e gjatë me majë të mprehtë, kuptoi se Pinku ka braktisur besnikërinë ndaj tij dhe do që ta kafshojë atë; ai me disa hapa të shpejti lëvizi në drejtim të një sirtari, kur sigurisht se do të kishte ndonjë revole, mirëpo shpejtësia prej ujku e Pinkut rrëmbeu njërin krah të tij dhe e përplasi për derës së madhe të ballkonit. Në sulmin e dytë, presidenti duke u përpjekur që të ikë, u rrëzua nga ballkoni drejt në mesin e turmës së qenve që kishin ardhur aty nga krahina të ndryshme. Pinkut as që i interesonte më se ç`ndodhi me mikun e tij të dikurshëm. Me një kërcim të lehtë u ul në kolltukun e madh të presidentit dhe shikonte në sy atë prostituten e zhveshur që ishte shtangur në mes ujit. Pinku ishte i vetëdijshëm se edhe ajo është një viktimë si raca e tij që tashmë kishte bërë copë trupin e lagur të presidentit.
Ditën e nesërme, mund ta gjeje fotografinë e Pinkut në të gjitha gazetat e shtetit që kishin shpallur racin e tij si armike dhe kundër së cilës bëhej një gjenocid i paparë. Që të gjitha apelonin për mirësjellje dhe respekt ndaj qenve të fundit, të cilët i dhanë fund diktaturës. Ndërsa Pinku u nis drejt shteteve të tjera, ku sundonin diktatorë të njejtë si presidenti i tij. Jo për t`iu shërbyer atyre, (për një gjë të tillë ai edhe kishte humbur më besimin, gjithë presidentët në OKB, pas rastit të Pinkut, kishin rënë në ujdi me mendimin se qenve nuk mund t`iu besohet) por për t`i ndihmuar racës së tij duke shpëtuar atë nga gjenocidi dhe shfarosja. 

NDAJË

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht.
Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.