Gjeli galik ose vogëlsia franceze

Francezët janë tërbuar kundër reporteres së famshme Janine de Giovanni. Mediat franceze t’i përkujtojnë jakobinët e përdhosur të Maximilien de Robespierres-it rrugëve të Parisit. Gati si në epokën e Guillotine-ave.

Bern, 13. janar – Reporterja nga luftërat e Bosnjës, Somalisë, Ruandës dhe së fundi Sirisë Janine de Giovanni këtyre ditëve duhej të shuajë kontot e saja rrjeteve sociale. Arsyeja: sulmet primitive nga qindra mijë franeczë, mediat dhe politikanët që akuzojnë ta ketë prekur nderin, krenarinë e kombit të madh francez. As reagimi dhe marrja në mbrojtje nga gazetat dhe revistat  ku ajo shkruan qe sa vite si „Guardian“, „Herald Tribune“, „Newsweek“ nuk e shpëtojnë dot nga fatwa gatikhomeineskee gjelave gati të tërbuar galikë.

Në magazinë amerikane „Newsweek“ amerikanja me shtetësi franceze botoi paradokohe një artikull me titullin „The Fall of France“, nga i cili rezultohej Franca të kamuflojë të qenurit njëri nga vendet me mirëqenie brenda europerëndimit. Në tekstin e de Giovannit ka shpëtuar një gabim ku ajo shkruan se një gjysmë litër qumshti kushton katër dollarë. Më shumë se gabimi, mirëpo francezët i ka tërbuar botimi i faktit që administratat e qytetit ka kohë shpërndajnë pampersa falas. Ndërsa klubet politike janë tmerruar për diçka edhe më dramatike: nga artikulli përforcohet bindja Franca të mbijetojë nga subvencionet e BE-së, të cilat i mjel nëpërmjet doancioneve për reformat eko-agrare. Përndryshe vendi qëmoti ecë drejt rastit social brenda BE-së.

„Atë që nuk e arritën mitralozët fushbetejave të Somalisë, Ruandës dhe Bosnjës“, duket ta arrijnë francezët me mediat dhe reagimin e tyre,thotë një mik i afërt i saj. Janine de Giovanni njihet si njëra nga gazetarët me më shumë guxim se sa lejohet dhe si e përpiktë; ajo nuk shkruan asnjë artikull pa i takuar personalisht gjithë ata që don qoftë edhe kalimthi t’i përdorë në artikull.
Me përndjekjen gati primitive të francezëve kundër një gazetareje nuk preket gjithaq imazhi i saj aq sa dëshmohet vogëlsia e „Grande Nation“ në tregun e pulave të ndonjë province veriore. Bienvenue chez les Ch’tis, c’est le 21 siècle, ou non?

NDAJË

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht.
Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.