Agora virtuale shqiptare

Rjetet sociale dhe politika. Edhe këtu pushteti bën çmos që të zgjojë radiusin e manupilimit. Megjithatë të lirët mund ta fitojnë betejën – sepse kanë besueshmërinë në anën e vetë!

Edhe pse politikanët, pushtetet dhe qeveritë kanë mundësi financiare të shumta për t’i instrumentalizuar mediat sociale në favor të strategjive të tyre manipuluese, ato nuk kanalizohen më dot sipas dëshirës së tyre. Fatmirësisht. Siç u pa edhe në zgjedhjet e fundit në Maqedoni e më shumë në ato komunale në Kosovë rrjetet sociale – me gjithë përpjekjen e reduktimit të rëndësisë së tyre – patën ndikim permanent. Ato ende janë në fazën e xhunglës dhe frontet e ndryshme tematike e kauzash janë të fragtmentuara , mirëpo në një analizë të tyre grupore e tematike konstatimi është befasues: në raste të veçanta ata bashkë me mediat tashmë standarde koordinohen (pa plan e lidhje) vetvetiu në kampanja sidomos kur bëhet fjalë për shpalimin e anomalive shoqërore por edhe në destruksionin e agjendave të keqmenduara politike ose aksidentalisht të ngritura në tema esenciale që s’janë. 

Nëse rrjetet sociale e sidomos militantët brenda saj, njërzit e shoqërisë civile, intelektualët dhe mediat vazhdojnë po me një avaz edhe më intensiv gjatë zgjedhjeve parlamentare që vijnë agora virtuale shqiptare do të marrë edhe më shumë përqindje në kulaçin e ndikimit. Interesant në këtë drejtim është fakti: Atë që  pushtetet duan  me çdo kusht ta përjashtojnë ua sjellin si për inat, si bumerang rrejtet sociale: demokracinë bruto, ashtu siç është me gjithë egërsinë e saj.

Personalisht shpresoj që edhe në zgjedhjet e ardhshme ky front të jetë edhe më luftarak, edhe më i egër, edhe më demaskues, analizues e vlerësues karshi partive, politikanëve, pushtetit dhe gjithë të tjerëve. Edhe kështu demosi i diskriminuar mund të bëjë luftë. Dhe nëse atyre u bashkangjiten edhe të lapsit – Partitë nuk do ta kenë mirë, veçanërisht ato që rrejnë më shumë se sa duhet!

NDAJË

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht.
Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.