Tregu i zi i diturisë

Shqiptarët asgjë nuk e marrin serozisht – shkollën edhe më hiç. Po që primatët shqiptarë të besonin të kenë shkolla tëmira nuk i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke, amerikane e gjetiu. Ndoshta jo për të mësuar, por së paku për të mos u sëmurë nga shkuja. 

Universitas magistrorum et scholarium – a mund tëthuhet kjo edhe për shkollat shqiptare? Sipas rasteve, dramave e skandaleve tënjëpasnjëshme qëfabrikojnë„shtëpitëe dijes“kohëve tëfundit – jo! Një kulaifikim të tillë as që guxojmë  ta përshpërisim pa zë si një mundësi eventuale, futuriste e lere më ta besojmë.

Muajve të fundit janë botuar plotë tekste studentësh, ish-akademikësh, studiuesish, është protestuar gjithandej dhe janë dokumentuar shkelje tën dryshme në bazat themelore të punës shkencore; punime të vjedhura nga interneti, të ridaktilografuara apo përkthyera nga e prapa dhe një seri të gjatë keqpërdorimesh të llojit. „Rektori legjitimon lëndë imagjinare“- kështu këtu në Tribuna, dje për rektorin e Universitetit të Prishtinës. Dhe lufta vazhdon. Studentët janë mbështetur për murri, dekanët janë ngjitur për foteljesh e qeveria fabrikon kulturë me këngëtarë klubesh urbane.

Para një viti në Universitetin zviceran të Freiburgut u çua dyshimi që njëri nga profesorët e këtij Universiteti të ketë huazuar një citat pa e dhënë fare burrimin. Punë e madhe – gabon njeriu, do tëthonin shqiptarët e stërvitur e mplakur me defekte tëtilla. Por jo. Profesori qe i pari qëu tërhoq nga postet qëmbante nëfakultet. Ai nuk u kthye as atëherëkur u vërtetua se lëshimi teknik nuk ka qenëi tij, por i njërit nga asistentët gjatëpublikimit tëpunimit shkencor. Përkundër lutjeve tëSenatit qëprofesori tërimarëpozitat ai ua ktheu: „gabimi ështëgabim. Nëse ne qëshitemi tëshpërndajmëdije universale dhe t’i mësojmëstudiuesit e rinj bëjmëlëshime aq fatale (!) – tëcilat po u toleruan nxisin imunitet – dhe i maskojmëato atëherëkemi gabuar detyrën dhe vendin“. Kështu foli hommo universalisi me ndërgjegje intelektuali dhe i vetëdishëm për përgjegjësinëqëka si ligjerues.

Tash kthehemi nga Zvicra sërish nëTiranë, Prishtinëa Tetovë. A mund tëkrahasojmërastin e profesorit zviceran me ndonjëtëshqiptarëve qëpër shkak tëndërgjegjes tëketëgabuar, ështëtërhequr? Jo? Po a askush nuk gaboka nëatëpjese tëtokës ballkanike, nuk ka gabime e defekte andejpari? Apo vetëe gjithëata qëbëjnëpunëbrenda tëjenëpërgjegjësit kryesorëqëuniversitet shqiptare me stoicizëm tëpashembullt tëruajnëpozitat e fundit nëtëgjitha listat e mundshme tërankingut për nga kualiteti?

Jorrallëtëndodhëtëjesh adresëe gabuar dhe në„inbox“e merr njëofertëpër tu bërëmaster, doktor, profesor – dhe kulmi i tragjedisëtëbënëpikëkur zbulon se ofruesi nuk ështëfiktiv, virtual, por punonjës i njërës nga shkollat shqiptare qësi klube hokatarësh qëveshin e zhveshin tituj sikur tëishin epoletat e dovletit apo ndonjëshkolle virtuale shesin diploma nëpërmjet pay pal -it.

Pse kjo gjendje kaq e rëndënëUniversitetet shqiptare:

Sepse rrallë studentë zënë vendet universiteteve pa lidhje nepotiste, korrupsion.

Sepse rrallë doktorojnë (vetëm ata qëduan me çdo kush tëspecializohen për diçka) studentë, punimin e tëcilit mund ta publikosh edhe nëgjuhëtëhuaja si diçka tëvyeshme.

Sepse rrallëndonjëmerr titullin e  profesorit pa bërryla, me ndonjëpunim shkencor qëdo t’ia kishin zilinëedhe universitetet e huaja, ku pastaj edhe mund tëangazhohej.

Sepse vetëplotëprindër gënjejnëshkollat për t’ia justifikuar mungesën e fëmijëve tëtyre nëshkollë.

Sepse shumica e katedrave janëfarefisni tëkryeministrit, ministrit, janëtabula rasa qëadhe njëese tëgjatënuk dinëta argumentojnësipas rregullave shkencore qëpërdoren jashtë.

Sepse qeveritarët shqiptarëas vetënuke kanëkryer shkollimin e tyre jashtëkëtij sistemi tësëmurë.

Po ç’iu ndihmon shqiptarëve vaji tëjenëkeq. Askush mëmirëse ata vetënuk e dinëse nëkontekst me arsimin, shkencat ështëduke i fshirëlumi. Këtëduket ta dinëedhe vetëprimatët e vendit qëfëmijët e tyre i shkollojnëkolegjeve turke apo gjetiu, mëshumëqëata mos „narthin“e skuqen nga acarri se sa tëmësojnëdiçka, sepse e dinëqësa tëfunksionojësi asistemi siçështëdituria as qëka vlerërelevante.

Si duket edhe kësaj radhe pikërisht ata qëndoshta nuk duhet -shikuar problemin si tërrësi – do tëjenëviktimat e para, ata me ndërgjegje qëpranojnëdefektet e rënda shkollave shqipe, tërhiqen duke lënëpas apelin qëshoqëria tëshrrngohet tëbëjëçmos qët’ia sigurojëvetes njëshkollim tëdenjë.

NDAJË

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht.
Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.