LDK do të prijë, kë do ta marrë si partner?

KRONIKA E ZGJEDHJEVE NË KOSOVË / Përtej prognozave e studimeve të vetësajuara portaleve e gazetave që kanë nën kontroll disponimi, terreni dhe analizat eksterne e kanë një gjuhë: Për momentin duket që PDK dhe AKR do të jenë humbëset e radhës !

Jahjaga e shpalli një datë të ditur qëmoti. Një muaj tashetutje qytetari do të jetë pré e shout masmedial me protagonistë partitë, të cilat do të kujdesen edhe të tëhuajësohen për tu treguar kozmetikisht sa më sipmatike e politikisht sa më të besueshme. Presioni ndaj gazetarëve do të rritet edhe në ato media ku nuk kanë diktat të drejtëpërdrejtë oligarkë e primatë të llojeve të ndryshme.
Faza elektorale tashmë ka nisur moti. Së paku për kryeministrin e vendit. Sa fer dhe sa të kualitetshme do të jenë zgjedhjet e radhës, sidomos kur kihet parasysh koha e shkurtër?

Nëse nuk do të nodhin tepër tërrmete – kështu shumica e analizave – muajit që vjen LDK do të prijë. Mirëpo jo në formën a la Gruevski – me aq vende në parlament saqë të mos bëhet nevojtare e ndonjë partneri poashtu të fortë. PDK ka gjasa të rradhitet madje në vijën e tretë, sepse përkundër vetëbesimit të zotëri Thaçit Nisma e Limajt dhe Krasniqit i heq copa të mëdha në terren. Ata të zhgënjyerit me PDK por që nuk duan të rreshtohen tek NISMA tashmë e kanë zgjedhur adresën: Vetëvendosjen! Pa llogaritur këtu madje bazat e organizatave të ndryshme të luftës dhe ato që nuk e konsiderojnë veten parakapitaliste apo liberale. AAK ka gjasa t’i shtojë ca numra nëse arrin që agjendën ta zërojë edhe më shumë dhe nëse ka fat e mediat sillen poaq fer ndaj saj sa edhe ndaj tjerëve. Është bërë zakon që mediat t’i preferojnë më të fortët e radhës së shkuar kështu duke ua kufizuar padrejtësisht terrenin të ardhshmive të mundshëm. Vetëvendosje duket se do të mbetet sërish opozitë por më e fortë se që duket. AKR do tkurret edhe njëherë më shumë- thonë plotë analistë sepse LDK nuk do ta marrë në qeverisje (inatet Isa – Pacolli) dhe se nuk do të lejohet tejfaktorizimi i një partie e cila si shumë operon me radikalët fetarë dhe po të kishte më shumë pushtet qëndror do t’i bënte komunat që qeveris zona të lira ekonomike për projekte të vijes religjioze të bizneseve arabe e turke; çka shtresa aktive të shoqërisë e konsiderojnë fatale për Kosovën. Megjithatë në antarët e PD-së ajo llogarit me të drejtë.

Kur kihet parasysh se votuesit, mediat dhe shoqëria civile nuk kanë ende ndonjë forcë për të rikonfiguruar diçka më të madhe ato do të rrotullohen rreth dy alternativave, ndërmjet:

  1. Asaj që dështoi – siç përceptohet masivisht në vend, nuk është mendim personal – PDK-së apo
  2. Asaj që mbetet më e madhja por edhe që – sipas gjitha gjasava – do të ofrojë më së shumti teknokratë e specialistë për të cilën ka nevojë Kosova, e të cilat i pari as i ka as mund t’i ketë, LDK-së.

Si do të reagojnë mediat secila veç e veç? A ka gjasa të ndryshojë situata në favor të kësaj apo asaj partie—- vazhdon!

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht. Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.