Nietzsche-ja dëmi, dobia historike epshi dhe arti

00_12_14329771031776447654

Nga Ilir MUHARREMI /Autor i ftuar

/2L ONLINE/ Filloj të mendoj për veten, për atë që fshihet prapa mendimeve, ato që as vetë nuk mund t’i kap të gjitha, vetëm të shteroj supozimet sepse më lehtë vazhdoj duke shpresuar për një arritje që është e ngulitur thellë tek unë. Mjafton, të mendoj, pastaj të vazhdoj, e ku të shkoj, nuk ka shumë rëndësi, sepse nëse nuk rishfaqet ashtu nga mendimet, atëherë zhgënjehem. Kjo është nisma nga vetja. Por, kjo sikur ka kuptim në të ekzistuarit te supozimi, realja sikur klithë ndryshe, në ndodhinë, në momentin, aty reket rëndësia. Mjafton që unë të shkul veshët, të mjel mendjen, të ndrydh trupin, ta zhvilloj ecjen, shpesh herë edhe vrapimin, duke kalamend kohën, atë që vërtet sikur ta mundja ta vras, do ta vras me duart e mija. E arsyetoj, përse më mbanë peng të hapave, të jetës, të gjurmëve, të një gradacioni ritmik jetësor, të cilit nuk i përkas fare, por aksidentalisht frymojë, edhe pse nuk dua, vërtet nuk dua, çfarë të bëjë kur më duhet kështu të vazhdoj, me këtë bindje, këtë arrogancë të kohës, të jetës së poshtër e cila më zgjodhi, andaj butësisht duhet udhëtuar me kohën.

Sikur të mos isha, sikur të mos mendohesha ndonjëherë, a do të flas, a do të mendojnë prindërit për mua, a do jem në këtë shoqëri i përshtatur, i huaj, larg kësaj. Ndoshta më mirë kështu ku jam, më mirë sepse jam, shohë ngjyrat, nuhas aromat, dëgjoj fjalitë, ndjej epshet, nuk e dijë përse jetoj, vetëm radhitë momentet të cilat edhe vet radhiten pa mendimin tim. Le të radhiten, e them kështu sepse nuk kam zgjidhje, jo veç unë por, askush, ngaqë nuk ateruam nga asnjë lartësi pangjyrshme, abstrakte e dukur këtu, nuk na takon ta mohojmë, të pështyjmë mbi këtë univers mbi të cilin urinojmë, për tu mbushur sërish. Një gjë vërtet më ri në mendje, në mendje sepse pak kupton mendja nga kjo; seksi, diçka e lartë, në distancë më mendjen, botë në veti, tringëllimë e kokës, humbje në një gjithësi pa çelës, vetëm nënshtrim, shkrije mendore, dorëzim pa hile, por kështu është, dhe bota, njeriu, kafsha….. dergjet për këtë. Kënaqësi e shkurtër, por e vlefshme, sikur tek masturbimi, pa të cilin nuk mund të vazhdojmë as ne as femrat, kafshët e kanë me kohën, dhe është më mirë, por si ta kuptojmë kur nuk jemi nën lëkurën e tyre. E tëra, kjo nxehtësi vjen nga trupi im, nga epshi, sikur të rishtoja këto vargje pa mend, pa duar, direkt me epsh, mesiguri se ndryshe do kenë kuptim, dhe ky kuptim do jetë më i thellë. Epshi dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në argumentin shkencor procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidos) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Njeriu gjatë pushtimit të epshit kërkon partneren që të arrijë egoizmin e kënaqësisë. Epshi është egoist pa dyshim.

Kjo jetë, i nënshtrohet kësaj kënaqësie të pakuptimtë sepse nuk ka formë të të shpjeguarit, por veç të humbjes momentalisht. A nuk është absurde kjo, i shtyjmë momentet, fërkojmë organin gjenital mashkullor në atë femëror, për ta arritur orgazmën, për diçka të shkurtër djersitemi, lidhemi, tërë trupi kulmon vetëm të arrijmë këtë kënaqësi. Po sikur të zgjatë kjo në përjetësi, mesiguri se vdekja ndan këtë lumturi epshore, seksuale të fërkimit. Të gjithë e duan dhe zgjohen në mëngjes, punojnë për këtë që në mbrëmje ta kenë shtratin romantik, të skuqur nga nxehtësia, atë të cilën dinë ta provokojnë, dhe çfarë në fund, prapë ftohemi për tu nxehur në ekstazë, por do kërkoj ta vazhdoj, nuk mundem se koha është ajo që më detyron të frymojë me të, të ndjek ritmin e zemrës, të çdo sekonde e cila shënon vazhdimin, por ndoshta edhe para miliarda vjetësh ka shënuar të njëjtin vazhdim për të më rrjepur mua. E çka tash, prapë kjo, zgjim, punë, shtrat, seks, fjetje, dhe prapë e njëjta. Absurde…. Të vazhdoj çdo ditë kështu, dhe më e keqja të jem mirënjohës përse jam dhe kam mundësi të vazhdoj?! Jo. Nuk dua, e kot që e them sepse vazhdon pa dijen time, mund ta ndaloj vetëm nëse bëjë vetëvrasje dhe për këtë duhet pasur guxim, jo vetëm guxim të të shkruarit si Albert Kamy, që shkroi shumë për këtë çështje dhe nuk e realizoji nga dora e tij. Por, vetë jeta morri jetën e tij. Duhet vulosur vetë mbi jetën dhe seksin, edhe pse në këtë botë kulmojmë me seks dhe çdo gjë arrin këtë kulm kur afrohemi mbi këtë ndjenjë, të pasurit kënaqësi qoftë epshore, qoftë prindërore, prapë asgjë. Njeriu i fort vulos vetën e tij vet, edhe pse duhet tejkaluar një moshë nga e cila asgjë nuk mund të vulos-fëmijëria. Mosha ku arti triumfon, derisa njeriu gradualisht shkëputet nga arti dhe kërkon përgjigje duke vazhduar me seksin. Nuk dua të flas për shumim, sepse shumimi përdori këtë kënaqësi për të ekzistuar dhe vazhduar. Idiote , vulgare kjo, a nuk jemi instrument tallje, shfrytëzimi i gjithë kësaj. Jemi, dhe duhet vazhduar mbi tërë këtë mllef jetësor. Nuk dua të flas për politikë, histori, letërsi, art, natyrë të gjitha i përkasin këtij universi dhe më së shumti njeriut i cili përpiqet t’i kuptoj të gjitha, madje më së paku veten. Në seks dorëzohemi dhe duhet të dorëzohemi se në momentin e arritjes më së paku i përket mendjes, derisa tërë trupi funksionon. Lojë e kotë e të shpresuarit në një përjetësi ekstaze derisa vdekja si hije murmuritë vrullshëm mbi ne.

Por, kujt i kërcet për vdekjen, kur në momente seksi kulmon, ndjehet perandor, pushtues i afshit, por, çfarë humbës i vetës, dhe kjo humbje është humbja më e kënaqshme në jetë. Bota, njeriu, kafsha, shpezët, natyra… jetojnë për këtë kënaqësi, e cila i shtyn më tutje, dhe shpesh radhitet si më e rëndësishmja. Është , nga kënaqësia e madhe është e shkurtër, arrin të gjitha t’i bëjë për vete. Këtë nuk duhet analizuar, por vetëm praktikuar sepse koha dhe jeta e do, dhe njeriu kërkon të vazhdoj në përjetësi kjo kënaqësi e mistershme e cila nuk mund të përshkruhet me fjali. Kthehemi tek kafshët tek instinkti, sepse këta jemi ne me ndërgjegje, por pa ndërgjegje për tu shumuar dhe kënaqur. Kjo kënaqësi relaksim i vazhdimit, pa ditur përse vazhdojmë, mjafton të arrihet kjo dhe të ftohemi, prapë për tu mbushur. Rreth asgjë më shumë. Vërtet idiote çdo nismë këtu….

Nëse hedhim një sy kopesë që kullot, ajo mesiguri nuk do të dinte kuptimin e fjalëve dje dhe sot. Po ç’rëndësi ka ta shënosh të djeshmen dhe ta argumentosh të sotmen? Kjo mbetet histori. Njeriu krenohet me këtë. Kafsha vrapon, përtyp barin, pushon, prapë e ripërtyp ushqimin dhe kështu nga mëngjesi e deri në darkë. Nuk e njeh melankolinë e as mbingopjen. Nietazsche-ja si vet njeriu vëren këtë pamje të lodhshme, por me krenari ngaqë është njeri dhe me xhelozi vrojton lumturinë e vet sepse dëshiron vetëm një gjë: Të bëjë jetë të pa ngopur duke kërkuar absoluten, të mos ndjej dhembje për këto që nuk i arrin, ngaqë i dëshiron jo ashtu si kafsha. Nietzsche-ja merr shembullin e njeriut që pyet kafshën: “Pse nuk më thua asgjë për lumturinë tënde, por vetëm më shikon?”. Kafsha po të mundte do t’i përgjigjej, por çasti i harresës për atë që tenton ta thotë, mjegullohet për çdo çast me shpejtësi. Shikimi është i zbraztë. Heshtja e saj çuditë njeriun. Njeriu duhet më shumë të çuditet për atë që s’mund ta harroj dhe gjithmonë është i mbërthyer pas të shkuarës. Nëse tenton t’i ik zinxhirit, ai edhe më shumë vrapon pas tij. Këtë e ka të qartë Nietazche-ja. Por, çasti i përshpejtuar i asgjësë shpërfaqet shpejt dhe zhduket shpejt, prapë kufizohet nën kthetrat e zinxhirit. Koha krijon lëmshin dhe ndanë disa fletë të veçanta, veçantia e tyre përpiqet të jetë më shumë nga vetvetja pa ngjashmëri. E veçanta fluturon kthehet prapë dhe njeriu mban mend. Duhet t’ja ketë zili kafshës e cila harron në çast, dhe çdo çast i së vërtetës vdesë në mjegull, zhduket përgjithmonë. Interesin se kafsha është e huaj në këtë botë, më së miri ajo vetë e ndjen. Bënë jetë pa pasur fare lidhje me historinë. Nietzsche-ja kësaj force të vërtetë i shton pak ngjyrë edhe nga vetja e tij. Ai lakmon të mos njohë historinë, por nuk mund të ik prej saj. “Ajo tretet në të tashmen si një numër i plotë duke mos lënë për veten e saj asnjë lloj thyese”, thotë ky filozof. Dukshëm vërejmë se kafsha nuk di të shtiret, është plotësisht ajo që është. Vërejmë se Nietzsche-ja nderin e ngritë më shumë te kafsha se te njeriu. Njeriu kundërshton peshën kolosale të së shkuarës sepse ose e ngritë ose e përkul apo e vë mënjanë, vështirëson mendimet dhe lëvizjet, bëhet si barrë e rëndë, fantazmë dhe njeriu është i gatshëm ta mohojë, duhet ta mohojë. Ai ndjen emocion për këtë parajsë të humbur. Kjo bëhet tërheqëse sikurse antika greke. Njeriu duhet të lozë në mes të shkuarës dhe të ardhmes, sikurse fëmija. Nëse vrapon pas njërës, ai përpiqet të ngjanë me të. Nëse jeton i distancuar ndjen paditurinë, por lartëson krenarinë dhe sinqeritetin.

Një ditë aftësisë njerëzore i hiqet forca e harresës dhe fillon të kuptojë fjalët e historisë, që qojnë në fatalitet, luftë, vuajtje, mbingopje, por ekzistenca njerëzore është e pafund, vdekja sjellë me vete harresën. “Ajo grabitë njëkohësisht me jetën e njeriut edhe të tashmen e tij “, me këtë i vë vulën e asaj të vërtete. Ekzistenca jonë nuk është një ikje në të shkuarën, por mohim i pandërprerë i saj në harmoni me veten. Nietzsche zgjatjen e lumturisë për një interval të shkurtër kohor e ndjen vetëm në johistori. Shpjegimi i qartë për të do të mungojë. Ai e ndjen atë si për herë të parë në vazhdimësi, sepse nëse shpjegon ndjesinë i referohet së shkuarës. Lumturia e vazhdueshme qoftë e vogël ajo, është më e madhe se e madhja episodike. Të vazhdoj e mos ta kujtoj vetëm të mbesë i hutuar pas saj. Këtë forcë e kërkon Nietzsche. Ai shtyn mendimin më lartë kur thotë: “Një njëri i cili të jetë i privuar nga aftësia për të harruar.” Ky njeri do ta humbiste besimin në ekzistencën e vet. Lehtësimi për të vazhduar më shumë i servilizohet kohës universale sesa asaj individuale dhe në këtë rast ky njeri do të humbiste në humnerë. Gjesti, veprimi ndjenë arsyen për harresë dhe njeriu sipas këtij filozofi që ka dëshirë të përjeton çdo gjë vetëm historikisht, do t’i ngjajë atij që është i detyruar të mos flejë, apo kafshës që përjeton vetëm përtypje pas përtypjeje. A është e mundur të rrosh pa kujtime? Natyrisht se po kjo vërteton nga kafshët. Nëse rrojmë nga forca e kujtimit dhe kthjellojmë imazhin, ndjemë pjesëmarrje jo të re në të, atëherë mesiguri se imazhi absolut i jetuar dikur rikthehet sërish në qenien jo të njëjtë. E kaluara ose vdes përnjëherësh ose gjithnjë ekziston. Është lumturi të jetosh pa kujtime. “Është krejt e pamundur dhe jashtë logjikës të rrosh pa harresën”. Kjo shkallë e pagjumësisë, krijon ripërtypje të vazhdueshme, sjell me vete dëm në fund çon edhe te vdekja e saj. Forca e njeriut është tejet e madhe arrin ta thitë të kaluarën, ta jetoj të tashmen, të pretendoj për të ardhmen, në shumë raste zëvendëson edhe të humburën. Çfarë ndodh me njerëzit të cilët bëmat më të këqija të tyre i prekin pak pa qarë kokën për to? Menjëherë pas tyre arrijnë mirëqenien relative. Këtë mundësi nuk e pohon Nietazsche-ja se njeriut ja mundëson koha në lidhje të ngushtë me ekzistencën. Qëllimi për tejkalimin e së keqes jeton nën mundësinë e ndryshimit nga çasti në çast, duke kthjellë forcën e harresës, dhe natyrisht ndërgjegjja nuk qanë kokën për këtë. Nietazsche-ja tenton ta ndajë ndërgjegjen në ndërgjegje individuale. Servilizimi i ndërgjegjes së drejtë mbështjellët nën rrënjët e kohës dhe çdo ndërgjegje është e njëjtë me ndërgjegjen tjetër. Nuk mund t’i ndajmë. Veten ky filozof e ndërgjegjëson me njeriun e fortë të pafre, ndjenja e tij historike nuk njehë kufi. Nuk është shkatërrues por i ndërgjegjshëm ndaj qenies njerëzore për të cilën sadopak ka respekt, ndonëse në shumë raste e mohon. Dashuria lind nga armiqësimi me vetveten.

Nëse e kaluara anashkalohet, njeriu nuk mund të ndjehet i njëtrajtshëm ndaj saj. E tërheq drejt vetes e përvetëson dhe e shkrinë në gjakun e vet. Kufizimin brenda një horizonti të caktuar, të shëndosh, të fortë, pjellor, Nietzsche-ja e ndjen të gjallë brenda mundësive shteruese. Forca e tij lakmon përtej kësaj vije. Por, në rast kjo ekzistencë nuk ka aftësi të kufizuarit veten brenda horizontit, njëkohësisht ngritë nervin egoistë, të cilin Nietazsche e shumëfishon nga vetja, e riprodhon. Duke vëzhguar kufirin tjetër, ajo ekzistencë mbetet e dobësuar, shkon drejt vdekjes. Nuk do ta quaja të parakohshme sepse brenda kohës së caktuar ajo shfuqizohet dhe koha mjafton për ta shkatërruar në masë të njëjtë të kapacitet lakmues me atë që ecën ngadalë brenda ritmit normal. Historikja dhe johistorikja janë të domosdoshme për njeriun. Këtu Nietzsche barazohet me vetveten, kohën dhe kufirin. Ai tenton të qëndrojë sa më shumë te johistorikja, por jeta e tërheq pas vetes. Kufizimin e kupton duke e arsyetuar në dijenitë historike dhe ndjenjat që bartin me vete gjithnjë kufizimin. Ky njeri ndoshta i vetëkënaqur, por i pakënaqur me linjat e horizontit që për asnjëherë nuk çlirohet nga rrjeta e dendur e drejtësisë, rrëzohet për toke pranë forcës konkurruese kohë. E pranon vetëshkatërrimin dhe e di sa i dobët është pranë stuhive nëse kërkon lartësimin e tij. Ai vëren kafshët pa ndjenja historike, të mbyllura brenda horizonteve historike, të vetëkënaqura me lumturinë, ose ato nuk e njohin lumturinë e as shtirjen për lumturi. Pasi johistorikja e cila mbështjellë njeriun me tendencë përtej kufijve në të cilin jeton, ajo krijohet, shtrihet me aq sa ka forcë, zhduket sërish. Gjithçka fillon dhe zhduket. Këtë e di mirë Nietazsche-ja. Ndoshta për këtë hiç ai ndjen dhimbje, ndonëse kupton veten si piun i cili largohet nga turma e që nuk mund pa turmën. Vetë turma e bënë të madh. Por, poshtërimi ndaj saj tregon edhe dashurinë e thellë që ndjen. Nostalgjinë për tu kthyer të cilën nuk e dëshiron. Elementi i asgjësimit është jo historik dhe njeriu mund ta qon deri në kufijtë e mundur. Prapë ai kthehet në mbretëritë e tokës. Prirja e tij e brendshme për mbretërinë qiellore jep lumturinë e menjëhershme. Prapë Nietzsche-ja e di. Por, kërkesat për të pamundshmen e kthejnë në vetmi këtë filozof. Një rreze e qartë depërton brenda çastit që shkëputet nga historia. Lumturia shpërfaqet vetvetiu nga çasti në çast. “Për hir të aftësisë për të shfrytëzuar të shkuarën për jetën duke e kthyer të shkuarën në histori, njeriu prapë pushon se qenit njeri”, vazhdon Nietzsche. Atëherë, si fillon njeriu ekzistencën njerëzore? Mbështjellja johistorike nuk do ta fillonte dhe nuk guxon të fillon ekzistencën njerëzore, sepse vetëtretet brenda kufirit të sa shkuarës të cilën e mbartë në momentin dhe ecën drejtë së ardhmes, pa harruar. Nietzsche-ja e mësonte veten të qëndronte mbi historiken, dhe e dinte se të zbresësh poshtë është rrezik i madh. Për këtë ai mendonte se shpirti i tij gjente çlirimin e vërtetë duke u furnizuar më detyra të reja. E ku t’i gjejmë këto detyra të reja pa hyrë në zonën e johistorikes? Shembulli që përdorë ky filozof me një njëri të cilin e ka mbërthyer një pasion i fortë për një grua apo ndonjë ide të madhe. “O, si ndryshon për të bota e tij”. Kthimi prapa identifikon verbërinë e tij, çdo gjë që ishte është e pakuptimtë. Lumturia, tingujt rrëqethës që tashmë përjeton ky njeri, nxjerrin afërsinë me ndjenjat të cilat për çdo çast janë më të reja se që qenë më herët. Ndryshueshmëria brenda çdo çasti me shpejtësi për të vazhduar lidh ndjenjat direkt, pa hezitim dhe çdo gjë prapë na qon te vetja e tij. Njeriu bëhet mosmirënjohjes ndaj vetes nëse nuk kërcen nga rrethi dhe bredh në të tanishmen me forcën e së shkuarës. Në gjendje johistorike, piktori nuk do ta bënë pikturën e tij. Përkundrazi piktori kap të vërtetën e ndryshueshme, ripërtëritjen, qëllimin dhe arsyen brenda shpejtësisë së pavetëdijes që po lënë pas. E drejta është vetëm ajo çfarë përfundohet në këtë minutë, kurse e padrejta mbetet mbrapa. Nietzsche-ja si çdo veprimtar bëmën e tij e do në një shkallë më superiore sesa ajo që meriton. E tanishmja heshturazi tek ai mbështjellët me historiken edhe pse ai nuk e dëshiron këtë. Tendenca e dritës së shpejtë pa valixhen historike mund të depërtojë. Mirëpo, kjo mbetet mbi kufijtë e së vërtetës. Ky filozof kërkonte drejtimin e ardhmërisë njerëzore. Tentonte t’i kryente të mirat në praninë e dashurisë johistorike edhe pse ato nuk e meritojnë sado që të jetë vlera e tyre. Ai ndal rrotën e botës dhe i thotë po njeriut që është. Ajo prapë i ikën sepse evulon. Duhet ta miraton evoluimin. Menjëherë rifillon historia e në histori ai kërkon lirinë, pastaj lumturinë. Historisë nëse i themi po, ajo kërkon të depërtojmë në atmosferën e saj historike dhe të përshkohemi nga fryma e saj. Krijesa e ditur në këtë lëmsh tejkalon historinë qëndron mbihistorinë. A është rezultat i mundshëm? Niburi përgjigjet me po-në. Ngaqë historia në themel është e dobishme. Ajo morri formë nga syri i rastësisë dhe historianët jo vetëm që i shohin vetë këto, por i detyrojnë edhe të tjerët t’i shikojnë. Insistimi ndodh sepse vetëdija e tyre e shtrirë në këtë fushë është jazakonisht e madhe.

Të gjithë ata që jetuan t’i pyesnim se a do t’i jetonin prapë ato vite, përgjigja është mesiguri “jo”. Arsyet qenë të ndryshme për këtë “jo”. Nietzsche-ja nisë këtë nga vetja, e të korrigjuarit jetën apo të dëshiruarit të qëndrojë në lartësitë ku asnjë njëri nuk mund të shkoj. Ndjenë mall për korrigjim dhe ka shumë arsye për këtë. Secilit nga ne i lindin plotë arsye të korrigjojmë për së dyti të kaluarën, ta jetojmë me propozimin e çastit të tanishëm. Atëherë, ajo na duket monotone çfarë kemi jetuar. Kurrë nuk mund ta korrigjojmë padrejtësinë që i është bërë Nietzsches, e as Van Goghut, as Modiglianit dhe Pol Sezanit. Tentimi për mbinjerëzoren na shpie në nënnjerëzoren. Arritja e një lumturie më të mirë krahas asaj që ishte mund të jetë një përgjigje e këtyre njerëzve. Ata që gjejnë referencë në të shkuarën, janë historik, sepse gëzojnë prirje për të ardhmen. Kurse para së shkuarës dhe së ardhmes është momenti më i rëndësishëm. “Dobëson vendosmërinë e tyre për të vazhduar luftën për jetën”, kritikon Nietzsche-ja shpresën që do të vije dikur, kinse lumturia fshihet mbas atij mali, tek i cili po udhëtojnë. E kaluara përpiqet të mësohet historikisht, dhe gabimi më i madh qe kur kuptimi i ekzistencës përpiqet të vishet gjatë procesit të saj, andaj sytë hidhen menjëherë prapa. Donë të marrin njohuri. E tashmja arrin të jetë më me kuptim krahas së kaluarës. Për Nietzschen janë e njëjta gjë. Në fakt ai fshehë kuptimin e asgjësë këtu, sepse nga e tashmja fundoset e shkuara dhe e ardhmja, drejt panjohurës prapë pas vetes len të njëjtën gjë të panjohur. Të gjitha forcat arrijnë t’i japin rëndësi prapë të tashmes me mobilitet të së shkuarës dhe frikë drejt të ardhmes. “Pikërisht diçka e barabartë pavarësisht nga larmia e ndryshimi, përfaqësojnë në vete një figurë statike të një vlere të pandryshueshme dhe përjetësisht me të njëjtën rëndësi e kuptim”. Fjala është për absoluten, këtu ky filozof përveç që e dërgon në hiç e arsyeton me pandryshueshmërinë. Forcën e ndryshueshme brenda vetes e merr nga vetja. Mbihistoriani sipas Nietzsches në vetëdijen e tij vendos kuptimin fillestar të hieroglifëve të ndryshme historike, mirëpo ai duhet të dijë se përroi i shkrimeve s’ka të sosur, qoftë nga lashtësia e deri më tani. Ai tejngopjet, kapërcen në neveri. Ai mohon historinë, në fakt zhytet i tëri pas saj, e tejkalon, dhe në sipërfaqe del i përhumbur nga ajo çfarë morri me vete. Prapë është historian. Nëse harresa për të shkuarën do ta godasë pa e kërkuar zanafillën, e tanishmja do të fillonte histori për të. Prapë në esencë është instinkt i njëjtë, qoftë historik apo johistorik. E njëjta është sepse jeton brenda kufirit. Nietzsche-ja as vetë nuk mund ta mohon te kaluarën, por e baltosë vetë. Të mos mendosh për të është të mos e rikrijosh, dhe të mos e rikrijosh, ti duhet të harrosh nga çasti në çast. Kështu arrin lumturinë.

Zemërimi i Nietzches tejkalon çdo zemërim normal. Ky zemërim kishte për qëllim të mos ngelemi në vend, por të ecim përpara. Lartësimi ia kthen shpinën botës. Ky kapërcim e ndërgjegjëson njeriun dhe ajo çfarë mbetet pas tij është si objekt tallje. Ai kërkonte drejtimin e ardhmërisë njerëzore. Këtë luftë ai e cilësonte në emër të parimeve filozofike. Një nga rezultat ishte pushteti. Por, më parë qe ikja nga burgu i Zotit, dhe krijimi me duart e tij një histori prapë të burgosjes dhe arsyes. Ai i tradhtonte grekët e lashtë dhe mësimet e Jezuit, të cilat i zëvendësoje menjëherë me fjalën “përtej”. Ai mendonte në formë strategjike. Ai e dinte se historia bënë llogarinë finale me jetën, sepse është e shkruar deri këtu tashmë ku jemi. Historia është në shërbim të jetës dhe nuk ka forcë të shkëputet nga pushteti historik, bëhet pushtet i pastër historik, andaj tentimi për shkencë të pastër këtu dështon, ngaqë është në pozita varësie. Pse ka nevojë jeta për historinë? “Teprica e historisë i bënë dëm jetës”. Jeta shkatërrohet, pas saj edhe historia. Për poetin e madh koha momentale është e dobët sepse në jetën që e rrethon nuk takon modele që i duhen. Njerëzit veprimtarin e shëtitin në të kaluarën, enden nëpër ngjarjet historike, pothuajse ndodhen midis thesareve të një galerie pikturash. Hedhin sytë mbrapa që ta ndërprejn vrapin drejt qëllimit që ia kanë vënë vetes. Ky njeri duhet ta mbledhë vetën të merr frymë. Kur ngritë kokën nga e shkuara, vetvetiu nga çasti shpon si nëpër mjegull të ardhmen, për të cilën nuk është i sigurt. Momentalja si pasoj e historisë për historinë nuk duhet as të ekzistojë. Mjegulla e rëndë tokësore ngritë shumë pengesa dhe kalon nëpër kokat e njerëzve, disa i harrojnë disa thellë meditojnë, kurse edhe kafshët paksa i prek, por prapë duan të jetojnë me çdo kusht. Jeta është e mrekullueshme për atë që nuk merret me të. Nuk dëgjojnë matjen e momenteve, disi distancojnë mendimin me ritmin e njëjtë të kohës që ecën pa ndryshuar që nga momenti i të krijuarit. Nietzsche-ja e dinte këtë dhe nuk qante kokën për vdekjen, e priste me një buzëqeshje ironike, sepse e dinte se bashkë me të varrosej ambicia dhe instinkti shtazarak e që nuk donte t’i ja jepte harresat, këtë gjë e vulosi vetë koha. Në kohën e tij kjo qe vulosur me përbuzje.

Përse artistët edhe historianët për diçka të lartë të ekzistuar kohë më parë mendojnë se kthehet përsëri? Të paktën ajo njëherë ka qenë e mundur. Këtu Nietzsche-ja citon bindjen e pitagorianëve se në konstelacionet e njëllojta të trupave qiellorë, në tokë duhet të përsëriten pozicione të njëjta të trupave deri në hollësitë më të vogla. Duhet të inkuadrojmë forcën e së shkuarës me këtë të përbashkët, të arrijmë përkim të plotë dhe ripërsëritja përpiqet të shfuqizon nismën e forcës së çastit. E mundshme është të ndodh prapë. Kemi një komplot që shpie në vrasje, ndërsa pozicioni i kundërt qon në zbulim. Historia monumentale me përmasat e veta, jeton brenda efekteve të vetvetes, dhe gjithmonë kjo do të ketë efekt. Nuk gabon Nietzsche-ja kur citon festat e përvjetorëve fetarë apo ushtarake që i feston populli. Thelbi i këtyre është efekti në vetvete. Atëherë, të frustruarit pas kësaj mesiguri i lë pa gjumë. Por, Nietzsche-ja efektin në vetvete të së shkuarës nuk e tregon si përjetim mbas dëshirave të çastit në raport me imtimin e asaj që ishte. Edhe për ambiciozët që i aplikojnë në vetminë e tyre, çasti ka më vlerë se e shkuara, por sadopak ata përpiqen ta imitojnë ashtu si ishte. “Ata si të ishte hajmali e mbajnë pranë zemrës”, por ndërthurjet e vërteta historike që forca e studimit i hulumton drejtë e në thelb, prapë përsëritja nuk posedon kombinime të njëjta. Faji është se për çdo çast njeriu ndryshon dhe forca e harresës me të kujtuarit nuk janë në përmasa të njëjta. Njëra tretet në kohë, kurse tjetra vrapon pas saj si nëpër mjegull për të kap thesarin. Atë çfarë kapim, janë vetëm gjurmët gjysmake.

Nëse shpirti i përshkrimit historik përmblidhet brenda atyre motiveve të mëdha, sipas Nietzsches, sa kohë që e shkuara mund të përsëritet, madje edhe një herë, historisë sigurisht i kërcënohet rreziku që të shtrembërohet e të zbukurohet. Atëherë, ajo i afrohet sajimeve të lira. Përshkrimi i së shkuarës përfaqësohet nga mënyrat tjera të përshkrimit, e shkuara vuan nga kjo. E shkuara e vërtetë i lihet në thelb harresës, trajtimi për zbardhjen e saj nuk mund të kap asnjëherë monotoninë të cilën e ruan në vete. Faktet janë ishuj të zbukuruar. Ky filozof egoistë ne vete kupton qëllimin e historisë, dhe të bërit të veten këtë histori, ai e di se kjo i përket tipave të dobët e jo veprimtarë. Por, edhe ata veprimtarë kanë tendencën e shijes së lënit historinë. Jo artistikët të pajisur me histori, bëhen kërcënues për individë të fuqishëm, ndërprerës të rrugëve me qëllim të zënit dritën. Ata vërtiten rreth një monumenti të keqkuptuar siç thamë më lartë arsyen e ndryshueshmërisë dhe të lënit gjurmë të saktë në raport me këtë ndryshueshmëri. Gjithmonë zbardhja e vërtetë ndryshon dhe shkruhet mbas dëshirave dhe projekteve të shfaqura sipas vetes. Por, kjo nuk është e vërteta serioze dhe efekti në vetvete. Në një farë forme tingëllon si efekt në vetvete, por pa të vërteta. “Art monumental” i të gjitha kohërave, kështu e lartëson Nietzsche-ja. Prirja e tij për mbimadhështinë e egoizmit e quan me efekt. Efekt, ngase çasti gjykon më mirë se e kaluara dhe e ardhmja për të cilën edhe ai ka dyshime. Përbuzja e së shkuarës, e bënë kryeneç, ndonëse çdo ekzistencë vetjake vepron kështu. Arti nuk mund të vritet, nëse vritet kjo ndodh veç nga vetja. Absolutizmi kundër absolutizimit, mposhtja nuk ndodh sepse nuk ka të kundërtën, dhe ajo që përpiqet të jetë e kundërt prapë rrënjët i ka thellë te absolutizmi. “Në këtë mënyrë ata janë vlerësues të artit sepse ata në përgjithësi do të dëshironin ta anulonin fare artin”. Ata veshën si mjekë me qëllim të helmojnë artin. Pastaj, ky filozof vazhdon të ndjenë mllef kur thotë: “Ata e përsosin gjuhën dhe shijet e tyre vetëm se duan që me anë të gjuhës së sofistikuar të gjejnë justifikim për refuzimin e tyre këmbëngulës nga gjellërat e mira artistike që u ofrohen”. Mllef i jashtëm sepse nuk ka nevojë për asnjë fjalë, asnjë tregim, madje edhe kur në sytë e tyre ai vërehet si madhështor dhe si krijues, ky filozof prapë është skeptikë. Kjo për shkak se bindja për ngjitjen në malet e larta, shpërfaqet si imazh. Vetës përpiqet të ja ndanë përjetësinë, por shumë shpejt e shkelmon atë. “Krejt ajo që ka qenë është e përjetshme, deti përsëri e hedh në breg”. Ai kthehet në origjinat e mendimit, konkretisht te parasokratikët. Fëmija është harresa, e ky shpirt fëmije i ka lënë tashmë lodrat. Ku na qon kjo? Nietzsche dëshiron të krijon historinë monumentale moderne. Por, në sytë e të tjerëve e vëren se kjo histori qëndron me rroba maskaradash nën të cilat urrejtja e historianëve për personalitet të larta siç e fsheh veten pas kësaj, shitet si kënaqësi e përulje para të mëdhenjve të së shkuarës. Në një farë forme, ata klithin që t’i ngritin të vdekurit, t’i varrosin të gjallët. Historia që tërheq në vete disa njerëz mund të zhvillohet vetëm në një truall të caktuar, këta njerëz nëse mbingarkojnë të menduarit në të mund të bëhen barishte të këqija që helmojnë bimët e dobishme. Por, ka njerëz që dëshirojnë të krijojnë art madhështor ose diçka madhështore, ata kanë nevojë për histori, këtu Nietazsche-ja përpiqet të zotëroj të shkuarën me ndihmën e historisë monumentale. Ky filozof e di se ngel brenda kufijve të zakonshmes të shenjtëruar me gojëdhënat, dhe e shikon të shkuarën me sytë e historianit antikuar, por i mbetet merak për nevojat e tashmes dhe i ka vënë vetes këtë qëllim. Ai ndjen nevojë për histori kritike që merret me gjykim dhe dënim. Ai donë të lirohet, por edhe të lartësohet. Donë të korrigjoj, por nuk tenton të ik nga ajo. Me vetë që thellësisht prek esencën e saj, ai ndjenë nostalgji për të. Tenton të shkul dhe të mbjellë bimë në një vend tjetër, në vend për të cilin as ai vetë nuk e di se çfarë do të lulëzojë. Do të ishte keq ta bënte këtë pa qëllim sepse do shkaktonte të këqija. Por, Nietzsche-ja i vë qëllimin. Totalitetin njerëzor. Natyra kur bëhet histori dhe histori domethënëse, atëherë e arrijmë atë që e thamë. Nëse kritikat bëhen pa nevojë, antikuari nuk ka respekt për artin, vlerësuesit e madhështoreve e bëjnë këtë pa aftësi. “Janë pikërisht si ato barërat e këqija që janë shkulur nga trualli i tyre e prandaj nuk i duhen kujt”, thotë Nietzsche. Ai ka nevojë për këto të padrejta që ta vë botën brenda drejtësisë. Ti jap një atmosferë të re shtëpisë dhe njerëzimit. Fuqia individuale e tij u regjistrua si fuqi totalitare. Ai e shihte veten se pa sundim të botës ai nuk ishte asgjë. Të jesh asgjë është dhimbje e pakufishme. Ai luante me këtë. E dinte se ndjenja historike në përparësi sundimi arrin në përfundime ekstreme, dhe minon të ardhmen duke shkatërruar çdo iluzion dhe duke marr atmosferën e tyre në të cilën ekzistenca jeton së harruari. Edhe nëse historia është drejtësi e pastër, prapë është e tmerrshme se vazhdimisht gërmon çdo gjë të gjallë duke e quar drejtë vdekjes. “Gjyqi i saj është gjithmonë shkatërrues”. Ai e di se këtu mund ta humb burrërinë, prandaj rënkon dhe vetëdorëzohet ndaj sa kaluarës dhe mbjellë iluzionin e pastër drejt së ardhmes. Këtu troket çasti i absolutes. Ajo supozon një botë dhe një mendim pa ndërmjetësime. Nietzsche-ja bëhet herë ndërmjetësues e herë absolut. Ndërmjetësues, duke treguar minimin e historisë për të ardhmen, dhe ka të drejtë. Kurse absoluten e shprehë nga efikasiteti i vetvetes, e cila në shumë raste lartëson ekzistencën e tij duke e nënvizuar me shprehjen “i huaj në këtë botë”, gjë të cilën ky filozof e parandien, por dëshiron të qëndrojë në këtë botë.

Injorimin e historisë vetvetiu Nietzsche e sheh si mohim të reales, fjala është për reale të çastit. Por, edhe trajtimi i historisë si një tërësi e të mjaftuarit të vetvetes, prapë është një largim nga realja. Vet Nietzsche-ja refuzonte historinë, por fati i tij në pjesë të madhe është historik. Sigurisht ky filozof nuk e mohon rrënjësisht historinë, por përpiqet të afirmohet në të. Gjendet para saj sikurse një artist para reales, vetëm se e mjegullon ngaqë kapja ndodh nga vetja e tij, e hedh poshtë pa i shpëtuar. Kapja për totalitetin është e pamundur sepse gjendet përbrenda këtij totaliteti. Nëse histori ka vetëm për Zotin siç mendon Kamy, atëherë veprimi mbas planeve është i pamundur ngaqë aty përfshihet totaliteti i historisë universale. Ky mendim fare nuk moderohet, është i ngulitur thellë në pavdekshmëri dhe pakuptimësi. Aventurë e mëtutjeshme e vazhdueshme e kësaj mund të jetë më pak e arsyeshme apo e drejtë. Nietzsche-ja themelonte nga revolta një filozofi, ajo qe e limiteve, por edhe e injorancës si revansh ndaj turmës, dhe nuk ishte faji i tij që zgjodhi këto ujëra. “Ai që nuk di gjithçka nuk mund të vras gjithçka”, thotë Kamy. Por, Nietzsche-ja nga tejngopja dhe revolta vret Zotin. Këtu ai shtyn historinë e tij. Ai refuzon fatin e vet, por vet fati është historik. Ai kërkon lirinë, lirinë e jashtme, jashtë ekzistencës, ose lirinë e shpirtit. Hapësira e tij donte lirinë, të çlirohej nga jo e vërteta e lodhur e dikurshme. E drejta mendonte ai po shprehet në kohë, vetë kjo nxjerrje në kohë, krijonte historinë nga çasti në çast. Kjo drejtësi po lind në këtë botë. Ai zbulojë këtë liri nga ajo pak e qenies, pa e mohuar fillimisht. Nëse drejtësia e tij nuk realizohej në vetvete, liria posedonte fuqinë e të protestuari. “Liria absolute e përqesh drejtësinë” thotë Kamy. Kurse drejtësia absolute mohon rrënjësisht lirinë. “Për të qenë të frytshme të dy nocionet duhet të gjejnë limitin e tyre në njëra tjetrën”. Të harmonizohen të zbraznin mundësinë në nivel të njëjtë. Por, kështu nuk shkohet përtej. Por, njeriu qenien e vet e vlerëson të lirë nëse në të njëjtën kohë është e drejtë. As e drejtë nëse nuk i duket e lirë. Nietzsche-ja më në fund e kuptoj drejtësinë e cila rivendos lirinë si një vlerë të përjetshme të historisë. Njerëzit shtyhen drejtë lirisë dhe në fund presin këtë liri jashtë qenies së tyre. /2L ONLINE/

NDAJË
Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht. Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.