Eulex dhe ambasadat si filialla të Thaçit?

Publikimi i detajeve nga raporti konfidencial rreth hierarkisë së Eulex-it solli një dimension të ri në siperfaqe: Jo ndërkombëtarët delegojnë pushhtetin kosovar, por e kundërta: Pushteti kosovar instrumentalizon dhe manipulon me EULEX e tjerë saherë që të ketë nevojë për të maskuar dështimet apo për të likuiduar kundërshtarët

U shua Afera «Baimeh  -Eulex» pa ndonjë efekt relevant? Jo. Hetimet e urdhëruara nga Mogherini hapën edhe dosje të vjetra nga të cilat dita-ditës zbulohen detaje të reja që në vete ofrojnë skandale të përmasave jo vetëm kosovare.

Ka disa muaj që emisarë institucionesh, të angazhuar nga dhe përtej BE-së detektojnë jo vetëm fazën që nga ardhja e EULEX-it në Kosovë, por edhe për raste e pikëpyetje të mëhershme që kanë të bëjnë me relacionin Kosovë – Bashkësi Ndërkombëtare. Raportet edhepse në ballinë kanë vulën «confidential» si me magji pjellin vazhdimisht lajme të reja për media. Loja të krijon përshtypjen sikur regjisorët e dramëfilmit më të ri kosovar të jenë të kujdesshëm me plasimin e së «vërtetës»: e ndajnë atë në doza sa më minimale. Të kësaj natyre dalin «indikacionet» e shpeshta mbi rastin Limaj, respektivisht mbi instrumentalizimin e ndërkombëtarëve nga qeveritarë vendorë për nevoja të pushtetit dhe për eliminimin e kundërshtarëve.

Dokumenti konfidencial që i «ka rënë në dorë» stafit të emisionit «Puls» të KTV-së është – krahasuar me tjerët – më i buti, sepse për synim primar ka punën e kryehierarkisë së EULEX -it dhe jo mëthellimin në anatominë e «komploteve dhe intrigave» qeveritare e ndërkombëtare në Kosovën e pasluftës.  Ai, raporti, konfirmon ato që diheshin dhe ja që «rastësisht» zhytet edhe në afera që për kosovarët përbëjnë lajm. Por jo më shumë.

Megjithatë, edhe kështu siç është raporti shpalon një sistem që nuk ka të bëjë me shushuritjen e përbotshme se Hashim Thaçi çdo ditë pas orarit të punës pritka nga ndonjë të ambasadës amerikane për të marrë instruksionet e së nesërmes, pra ai nuk flet për faktin e njohur se qeveria kosovare është fundekrye e deleguar nga ambasadat e huaja, por për një dimension deri më tani krejtësisht të paperceptuar dhe atë:

  1. Nën pardesynë të jetë e deleguar nga të huajt, qeveritë e deritanishme çdo gabim të saj e kanë sugjeruar të imponuar nga të huajt dhe më perfidja
  2. Qeveritarët kosovarë vazhdimisht paskan keqpërdorur, shantazhuar, intriguar të huajt për të qërruar hesape me kundërshtarët e tyre politikë. Gjë që sipas dy tre raporteve (konfidencialë) të fundit përfshin jo vetëm rastin Limaj por daton që nga koha e shkuarje – ardhjeve të Haradinajt në Hagë.

 

Nga njëra anë ky sistem e nxjerr EULEX si të paaftë dhe në shërbim të interesave personale të një partie, një lideri e disa funksionarëve  dhe nga ana tjetër e bënë atë bashkëfajtore në mosndjekjen e të njejtëve në raste krimi ngase misioni edhe vetë është i korruptuar në lojërat politike të stetit ende fragjil ballkanik

Raporte tjera flasin (pa fakte të mjeftueshme) madje edhe për instrumentalizimin e disa ambasadave të huaja nga njërz shumë të afërt të Thaçit dhe kompani.

Faciti: Politika ndërkombëtare në Kosovë jo vetëm se ka dështuar totalisht, por edhe është bërë satelite e pushteve të korruptuar kosovare.

 

NDAJË
Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht. Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.