Putini në Serbi varros Europën!

Putini ka intensifikuar marshin drejt Europës. Serbia nuk e donë BE-në për tu bërë anëtare e të civilizuarëve por për ta përmbys atë nga brenda. Pas shpalimit të doktrinës shtetërore serbe në aferën e Unescos çdo dyshim në këtë drejtim u mënjanua! Si të sillen shqiptarët në këtë kaos!

Që nga shekulli 19 Serbia ka mbetur kulla më besnike e pansllavizmit rus në Evropë. Kështu flasin faktet historike.
Të njëjtat vepra që Putini vitin e kaluar ia imponojë çdo guvernatori dhe nëpunësi shtetëror rus ua „dhuroi“ edhe primatëve, ministrave dhe ushtarakëve serbë. Bëhet fjalë për librat programatikë që synojnë Rusinë e Madhe: „Detyrat tona“ të Ivan Iljin-it, Filozofia e pabarazisë“ e Nikolai Berdjajevit dhe „Arsyetimi i së mirës“ i Wladimir Solovjev-it. Vepra, të cilat i gjenënë gjithandej si citate fjalimeve të Putinit. E gjithë antizofia e tij politike është e ndërtuar mbi konceptet e trios thellësisht antieuropiane, reliofanatike, urrejtëse ndaj kulturave tjera dhe që sugjerojnë (si Tolstoji, Dostojevski etj.) rusët si popullin hyjnor në tokë, shpëtimtarin e vetëm të rrugës euraziatike. Serbët janë të vetmit e rajonit që këtë „rrugë ruse“ të Putinit e kanë bërë të veten. Veçanërisht e me intensitet që pavarësimi i Kosovës. Sjellja serbe ndaj Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit në rastin „Unesco“ u prirë nga doktrina e lartëskicuar.
Si?
Ti analizojmë dhe krahasojmë qëndrimet serbe me ato të filozofisë rusofile kundër Europës:

ANALIZA E DOKTRINËS

Tomisllav Nikoliç në media dhe para diplomatëve të huaj: „Kosovarët janë popull mizor dhe barbar. Vlerat e tyre kulturore janë vetëm pikat e karburantit dhe hotelet e lira. Ata janë njerëz të mallkuar“.
Rusofilët  Iljin, Danilovskij, Berdjajev, Solovjev, Tolstoi etj: „Europa do të fundoset. Ajo nuk ka vlera as morale e as kulturore. Ajo është e mallkuar dhe e i vetmi shpëtim i saj është të marrë rrugën dhe zgjedhën ruse“.

Ivica Daçiç: „Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është pranim i shtetit islamik ISIS“. E njëjta përmbajtje lexohet edhe në letër-kërcënimet e Daçiçit drejtuar Maqedonisë, Malit të Zi, Bullgarisë, ku i akuzon vendet përkatëse për tradhti të kauzës sllavo-ortodokse.

Aleksandër Vuçiç letër Mogherinit: „Kosova nuk dallon për asnjë fije nga Shteti Islamik ISIS“.

Darko Tanaskoviç, ambasadori serb në UNESCO: „Duhet ta organizojmë një front të krishterë që me efikasitet pengon aderimin e Kosovës në Unesco“.

Tolstoi me rusofilët tjerë: „Çdo sllav është mesia vetë. Është ky popull i vetëm në tokë i denjë për të qenë krishterë. Rusia do të jetë prijëse e ngadhënjimit të mesazhit të Jezu Krishtit. Vetëm këtij populli mund ti besohet një fuqi e tillë“.

Irinej: „Duhet ta përdorim dhunën për ta kthyer Kosovën“.

Rusofilët: „Sa më komplekse dhe moderne të bëhet bota aq më pak është e mundur ta bindësh atë pa dhunë, pa forcën që nuk u le shteg tjetër ekzistence“.

Kjo është mendësia që rezulton nga antizofia rusofile e Putinit: Evropa është e kalbur. Ajo nuk ka kulturë dhe duhet pushtuar edhe me dhunë për ta realizuar misionin e rusizimit, sllavizimit si variant  e e vetme e shpëtimit edhe e religjionit të drejtë. Në këtë teori besojnë thellë Nikoliçi, Vuçiçi dhe më pak Daçiçi (për shkak të afinitetit për të ndërruar ideologjitë saherë të jetë nevoja). Kosova sulmohet dhe fyhet në vend të Europës. Ajo është projekt perëndimor, prandaj barbare, e kalbur dhe mizore.

BE NAIVE?

Çka të bëjë BE me një aspirant të këtillë, një që donë të hyjë në Evropë me një doktrinë armiqësore ndaj saj?

Ka dy alternativa:

BE të vazhdojë me politikën e deritanishme të integrimit me synimin e përvetësimit dhe kushtëzimit.

BE ta izolojë Serbinë dhe të ushtrojë formën e marrëveshjeve të domosdoshme bilaterale duke përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të saj dhe duke reduktuar deri në djegie ndikimin politik të saj në kontinent.

Cilën alternativë do ta përqafojë BE muajve në vijim? Njërën do të duhet ta rivendos për shkak të afrimit gjithmonë sa më agresiv të Rusisë drejt qendrës së kontinentit nëpërmjet Serbisë. Konsensusin rreth linjës së qartë europiane e sabotojnë sa munden anëtaret sllavofile të BE-së si Greqia, Sllovakia dhe disa shtete qeveritë e të cilave i kanë pensionuar trutë sa i përket politikës globale dhe gjithçka që bëjnë në Bruksel është lufta për të vjelë sa më shumë subvencione qoftë edhe deri në kollabimin e Gjermanisë si donatore stabile dhe kryesore.

Po cili është roli i Kosovës në këtë drejtim?

DHE SHQIPTARËT NË KËTË MES

Qeveria kosovare është në sanduiç. Shpesh e irrituar dhe hutuar nga politikat kundërthënëse të partnerëve të saj. Mesazhet e SHBA-ve- që nga ardhja e Obamas në pushtet – janë gjithçka tjetër por jo konkrete, stabile dhe koherente. Instancat e BE-së në Kosovë, për shkak të strukturës së misioneve, janë aq autosabotuese, pa kahje (ose me shumë kahje kontradiktore) saqë është e pakuptimtë t’i këshillosh për ndonjë gjë serioze. OKB vazhdon të luajë rolin e një raportuesi me kalendar të vjetërsuar dhe ireal mbi proceset në vend. Nga ana tjetër opozita për shkak se nuk ka aftësi të kap as në ëndërr proceset globale dhe marshin putinesk, pa dëshirë e qorras bëhet madje edhe përkrahëse e aksioneve rusofile në Mal të Zi apo diku tjetër. Qeveria duket se vetëm ditëve të fundit ka kuptuar se nuk i bën dëm vetëm vetes por edhe kontinentit me sjelljen e saj të paqëndrimtë. Ose ajo ende nuk ka kuptuar se në ç’linjash duhet të arsyetojë rezistencën e saj, vendosmërinë kategorike se pse nuk donë që një territor të saj t’ia vë në disponim Putinit që ai nëpërmjet tij ta përdhunojë Europën sa herë të dojë. Faktet me të cilat duhet të operojë Kosova ti vrasin sytë. Qeveria e Kosovës nuk vepron edhe me synimin për ta eliminuar mundësinë e qenies së shtetit të saj „fuçi baroti“. Shqiptarët në rajon kanë mundësinë dhe besimin optimal sot që të ligjërojnë mbi veten si rezistuesit më të sigurt kundër invazioneve të ndryshme rusofile. Veçanërisht pas votimit të Unescos kur Serbia zhveshi cullak veten para botës se me ç’doktrine vepron, Kosova duhet të pozicionohet si shtet me rol të rëndësishëm për ardhmërinë e Europës. Ajo i ka faktet, nuk ka strategji politike raciste dhe është fundekrye europiane – garanci më të mirë nuk ka!

 

NDAJË

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht.
Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.