Frika nga tjetri

kopertine frikaDuket se njerëzit sot po e gjejnë identitetin e tyre shumë më të rëndësishëm se sa më parë. Ky fakt do të ndikojë që njerëzit të jenë më pak tolerantë kundrejt njerëzve me identitete të tjera – konstelacion i cili do të vazhdojë të prodhojë spirale të dhunës dhe të kërcënojë sigurinë ndërkombëtare, të mbjellë frikë dhe pasiguri. Frika e pasiguria mund të marrin fund vetëm kurrë të marrë fund urrejtja. E urrejtja ndaj tjetrit do të shterret në kohën kur nuk do të ekzistojë më frika, njësoj siç nuk do të ketë hapësirë për frikë – kur të mos ketë më urrejtje. Për sa kohë njerëzit nuk do të bëjnë përpjekje ta njohin më mirë “tjetrin”, do t’ua lënë derën hapur atyre që do ta keqpërdorin edhe frikën e edhe urrejtjen, për të na bërë të gjithëve të jetojmë – në pasiguri.

Shkarko studimin e plotë si PDF

NDAJË
Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht. Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.