Teoria e evolucionit në krizë?

Teoritë e evolucionit që i njihnim deri tani nuk vlejnë. Ose vlejnë vetëm për homo sapiensin e Afrikës. Vetëm se ka ekzistuar ai, por jo për më shumë. Kështu ngase na doli edhe një konkurrent shumë më i vjetër se ai që paska jetuar në Ballkan. Falë gjenetikës historia e njeriut, evolucionit merr krejtësisht përmasa ndryshe se sa mendonim e besonim deri tash. Një që është e sigurt: çështja nuk zbardhet por ajo komplikohet edhe më tepër.

Nga Christoph KUMMER (AZ)* – Në pyjet e Afrikës lindore u bë majmuni njeri. Atje para pesë – gjashtë milionë viteve ndahet linja gjenetike ndërmjet njeriut dhe shimpanzës. Lindin njerëzit drejtecës, të ashtuquajturit Hominid. Kjo është teoria.
Sipas kësaj teorie zgjerohen këtë paraardhës brenda Afrikës, por për miliona vjet nuk braktisin atë kontinent. Qëndron kjo vërtetë?
Në maj të këtij viti, shkencëtarët gjerman raportuan ta kenë identifikuar një paranjeri tjetër. Një hominid që paska jetuar para mbi shtatë milionë viteve në Ballkan. Të njëjtën shkencëtarë, si pasojë e këtij zbulimi, thanë se ndarja e njeriut nga shimpanza nuk paska ndodhur në Afrikë, por në hapësirën e Mesdheut.
Në shtator po të këtij viti edhe shkencëtarët suedez trashën këtë linjë teorike: Ata datuan gjurmët e një këmbe antropomorfe, që gjetën në Kretë, më tepër se 6 milionë vjet të lashtë. Këmbë-gjurma është e një hominidi drejtecës, thanë të bindur shkencëtarët në Upsala. Këto zbulime nuk janë të vetmet, por vetëm dy të një zinxhiri gjetjesh të shumta këtyre 20 viteve të fundit.

SA MË SHUMË INFORMATA AQ MË PAK DIJE
«Disa nga shkencëtarët besojnë që hulumtimi e evoluimit njerëzor të jetë gati i përmbyllur», thotë Antropologu u Universitetit të Zürich-ut Peter Schmid. Schmid është një hulumtues që kërkon mbetje të paraardhëseve së njerëzve. Edhe pse ai zbulimet e fundit i trajton me skepsë, megjithatë është dakord se në fushën e paleoantropologjisë, viteve të fundit, të kenë ndodhur zbulime revolucionare. «Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se deri më tani vetëm nëpërmjet një dritarze mund të shikojmë në të kaluarën tonë», thotë ai dhe shton «Nuk është serioze të besosh, se vetëm nëpërmjet të disa eshtrave mund të krijosh një imazh komplet mbi parahistorinë njerëzore».
Shumëçka që deri vonë ishte kanon teorik shkollave nuk vlejnë më. Schmid dhe antropologët tjerë tashmë plotë „aksioma“ i kanë debatuar dhe hedhur si të pamundshme. Kështu ia kanë bërë edhe tezës që thoshte se njeriu ka nisur të ecë drejtë me daljen nga pyjet. Një analizë që u botua në vitin 2009, mbi njërin nga paranjerëzit e siguruar, shkencërisht të quajtur Ardipithecus ramidus, argumentoi se ky dykëmbësh kishte jetuar para 4 milionë viteve në mal. Disa nga hominidët paskan filluar të drejtecin para se t’i braktisin pyjet.

NJERIU – NGA ERDHI KJO QENIE?
Peter Schmid ka kontributin e tij në këto zbulime. Në vitin 2010 ai me kolegët e tij ri-interpretuan ndryshe Australopithecus sediba-n. E veçanta e atij skeleti: ai kishte tipare të shumta majmuneske, mirëpo njëkohësisht edhe disa komplet të tipit modern Homo. Ky ishte zbulim krejt i ri. Një gjetje që rrëzoi teorinë që thoshte se zhvillimi i majmunit në njeri të ketë ndodhur gjatë miliona viteve (prandaj sipas tyre nuk lidhej dot kapërcimi materialisht, nëpërmjet skeleteve – vër. e p.).
Parafytyrimi i një druri gjenetik, me një fillim dhe një zhvillim deri tek përsosja në njeri, nëpërmjet truve të mëdhenj dhe duarve për përdorim të veglave është gabim. «Njeriu nuk është kurora e krijesave. Asnjëra nga gjallesat e njohura nuk ka ndalur në ndonjë shkallë të caktuar të evoluimit, por gjitha kanë ndryshuar», thotë Schmid. Shpesh shkencëtarët përpiqen që gjetjet e tyre t’i përshtatin brenda një skeme të paracaktuar. «Kjo mirëpo nuk shkon», ngase sipas tij dikur në të njëjtën kohë jetonin njerëz tipash të ndryshëm: disa kishin tru të mëdhenj, disa më të vegjël, njëra palë prodhonte vegla pune dhe ndërtonin vendbanime, tjetra jetonte në një stadium më të thjeshtë, më pak të zhvilluar dhe kjo gjendje nuk është madje aspak e lashtë.
Interesant në këtë kontekst është zbulimi i Homo naledi-t, i cili iu prezantua opinionit vitin që shkoi. Hominidi tepër majmunesk ka jetuar deri para 100 mijë viteve, në të njëjtën kohë pra me homo sapiensin modern, njeriun në Afrikën jugore. Edhe më spektakular në këtë drejtim ishte zbulimi i Homo floresiensis 009: I ashtuquajturi Hobbit, i cili kishte jetuar në një ishull të Indonezisë, kishte trurin dhe trupin e vogël të një Australopithecus-i, mirëpo ky ka jetuar deri më pak se 10 mijë viteve, në një kohë kur njerëzit atëherë më punonin ara dhe kishin kultura.

GJENETIKA DEKODON GJITHÇKA?
Tipat e ndryshëm njerëzor konkurronin dhe përziheshin ndërmjet vete – edhe kjo një njohje krejt e re shkencore. Se neandertalët dhe njerëzit kanë pasur seks ndërmjet vete dhe kanë prodhuar pasardhës të përbashkët nuk është më teori, interpretim por shkencë pur që nga DNA zbulimet e vitit 2010: shumica e njerëzve të planetit bartin gjene neandertali në vete.
Kjo gjetje ndikoi shumë edhe në përparimin intensiv në gjenetikë. Që atëherë është e mundur që të nga eshtrat e lashta mijëra vitesh të ekstrahohen, dekodohen informata, të cilat krahasohen me skeletët e tipave të ndryshëm të hominidivë nga cilado pjesë botës dhe cilado epokë.
Laurent Excoffier i Universitetit të Bernës është specialist i provave të lashtë, të quajtura Ancient DNA: «Falë teknikave aktuale ne mundemi që nga 100 mijë vet eshtra të vjetër të ekstrahojmë pjesën më të madhe të informatave trashëguese gjenetike», shpjegon gjenetiku. «tek provat e ruajtura mirë madje edhe disa qindra mijë vjet mund t’i dekodojmë».
E njëjta teknik mundësi poashtu në vitin 2010 zbulimin edhe të një tipi të ri të njeriut: atë të Denisovaner-ëve. Komplet historia gjenetike e tipit u zbulua nëpërmjet disa dhëmbëve dhe një ashtu të gishtit. Krahasimi i DNA-së së tij me atë të homo sapiensit tregoi se poashtu edhe ky para 40 mijë viteve zhvillohej në të njëjtën kohë si i pari.
«Evolucioni i njeriut shihet sot në mënyrë shumë më dinamike se deri para ca viteve. Ka pasur shumë më tepër interaksion ndërmjet homo sapiensit, neandertalit dhe tipave tjerë njerëzore se sa që besonim deri vonë», thotë Excoffier. «Dhe është shumë e mundshme që edhe plotë tipa tjerë njerëzor të kenë kontribuar në genomin tonë».
Megjithatë shumëçka mbetet ende në errësirë dhe historia e evolucionit enigmatike, mendon Excoffier dhe pyet. «Plotë pyetje mbeten ende pa përgjigje: Ku saktësisht është pra gjeneza e hominidëve? Ndodhi evoluimi në një hapësirë të vogël apo gjithandej globit? Sa zgjati ky proces dhe cilat janë ato gjene që na dallojnë nga tipat tjerë? Ka ende tipa që nuk janë zbuluar dhe që janë familjarë me homo sapiensin? Dhe pse u zhdukën gjithë ata?»
Laurent Excoffier shpreson se metodat e reja të analizës do të sqarohet edhe shumëçka. «Kanë ngjarë përparime fantastike. Metodat sekuencore bëhen vazhdimisht më të sakta dhe më të ndjeshme. Për shembull sot nuk na nevojiten më as eshtra ose vegla për të kapur DNA-të ngase esktrahimin tash e tutje mund ta bëjmë vetëm nga sedimentet».
Edhe Peter Schmid u beson veglave moderne ndihmëse, mirëpo jo vetëm: «Risitë teknologjike, si ato procedurat imazhedhënëse, shtypjet 3D dhe mundësitë tjera të datimit janë vegla analitike të cilat hapin shumë dyer deri tani të mbyllura për shkencën. Me i rëndësishmi mirëpo është diskutimi shkencor: vetëm ai na çon para.»

*Ky artikull i autorit Christoph KUMMER është botuar në të përditshmen zvicerane «Aargazerzetung» të datës 15. 10.2017. Përkthimi në shqip, titullin, mestitutujt dhe hyrjet i bëri Xhemal Ahmeti.

Peter Schmid (majtas) dhe Laurent Excoffier (djathtas)
Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht. Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.