Demarkacioni

Ç’ndodhi dhe ndodhë rreth Çakorrit dhe Kullës?

1. Më 25 gusht të vitit 2015 Hashim Thaçi, atëherë zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm dhe Skender Hyseni ministër i brendshëm, nënshkruajnë në Wien-ë “Marrëveshjen për kufirin shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”.
1.1.  Marrëveshja, sipas tekstit të saj nuk sqaron se në bazë të cilëve kufij të mëparshëm u bë marrëveshja.
1.2.  Marrëveshja bazohet vetëm mbi vullnetin e mirë të dy vendeve për ta rishënuar kufirin, ngase aspirojnë për integrim euroatlantik.
1.3.  Pa një sqarim argumentativ jepen koordinatat e kufirit të ri.

2. Në media shpërtheu debati i nxitur nga partitë që ishin në opozitë, të përkrahur edhe nga eksponentë të pozitës me pandehjen marrëveshja të jetë nënshkruar në dëm të Kosovës dhe demokracisë kosovare:
2.1. Opozita e bëri kauzë primare kontestin ndaj kësaj marrëveshjeje.
2.2. Opozita akuzoi qeveria ta ketë bërë krye në vete dhe pa procedurë legjitime marrëveshjen.
2.3. Njëri nga nënshkruesit u zotua se ajo është bërë në: “Përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (…)”.
2.4. Paragrafi më lartë mungon në hyrje të marrëveshjes.
2.5. Ndodhën trazira të dhunshme.
2.6. Pati viktima me jetë, të burgosur dhe plotë procese gjyqësore.
2.7. Ra qeveria nënshkruese e marrëveshjes.

3. Mali i Zi nuk ishte i sigurt ne marrëveshja të jetë korrekte dhe dha sinjale për rishikim.
3.1. Nëpërmjet ish-shefit të diplomacisë malazeze Milorad Vllahoviç dhe Gjukanoviçit malazezët thanë se mund të rinegocionojnë marrëveshjen.
3.2. State Departamenti Amerikan dhe BE morën qëndrim se kjo s’ka nevojë.
3.3. Demarkacioni me Malin e Zi u bë kusht për avancimin e RK drejt BE-së dhe konkretisht për liberalizimin e vizave. Në këtë e sipër iu shtuan RK-së edhe dyfish kushte tjera në plan të gjerë.
3.4. Mali i Zi ndryshoi qëndrim dhe tha se për ta kjo është çështje e mbyllur.

4. Pauzë gjatë zgjedhjeve.
4.1.  Gjysma e kundërshtarëve të demarkacionit hyri në pushtet.
4.2.  Qeveria e re angazhoi një komision të ri të përcaktimit korrekt të vijës kufitare.
4.3.  Komisioni mbetet në qëndrimin e tij se Kosova humb me këtë marrëveshje territor por për 82.3 km2 nuk është më aq i sigurt.
4.4.  Pas publikimit të raportit komisioni që harxhoi dhjetra mijë eurosh sulmon banalisht mediat dhe kundërshtarët.

5. Ekzistojnë disa fronte kryesore që bëjnë luftën ndërmjet me demarkacionin si kauzë:
5.1.  Manistët ultranacionalistë që nuk pranojnë marrëveshjen se është humbur si ashtu aq shumë tokë shqiptare.
5.2.  Nacionalistët moderatë që thonë se Bashkësia Ndërkombëtare u bën hile shqiptarëve si zakonisht në histori.
5.3.  Ithtarët e LDK-së dhe PDK-së që duan të shpëtojnë imixhin e primatëve të tyre.
5.4.  Ithtarët e AAK-së, NISMA-s që duan të shpëtojnë imixhin e primatëve të tyre.
5.5.  Ithtarët e LVV-së, të cilët kundërshtojnë apriori gjithçka çka bëjnë institucionet për të devalvuar politikën e tyre dhe për të arsyetuar luftën e tyre shpesh makiaveliste për të ardhur në pushtet.
5.6.  Hazarderët medialë që do ta kishin falur edhe gjysmën e Kosovës vetëm mos të presin gjatë për viza për tu vërdallur botës ose për t’i siguruar fëmijët në shkollat sa më kualitative.

6. Situata nga perspektiva pragmatike; konstatime
6.1.  Kosova nuk humb tokë vërtetë nëse për bazë merren vijat kufitare të vitit 1974 siç janë ndarë edhe Republikat tjera.
6.2.  Është padrejtësi që BE dhe SD amerikan e bënë kusht këtë pikë.
6.3.  Komisioni i ri “shkencor” mashtron opinionin duke u kapur në fragmente fizike e simbolike të qarkullimit të qytetarëve të ish-Jugosllavisë brenda republikave të dikurshme e nuk arrin të demantojë bazën se marrëveshja është bërë në bazë të koordinatave të vitit 1974 e më vonë.

7. Është delikt kushtetutar e ligjor që të kërcënosh ardhmërinë e shtetit të Kosovës pa qenë i sigurt se vërtet dikush dhuroi tokat pa bekimin e shumicës së demosit së një vendi dhe atë duke shkelur ligje:
7.1.  Nëse nënshkruesit janë bazuar në koordinatat e 1974 dhe tjerave pas ato nuk kanë shkelur ligje.
7.2.  Nëse kundërshtarët e dinë këtë dhe bëjnë kauza politike për rrëzime qeverish dhe pengim të Kosovës drejt botës bëjnë shkelje të rënda ligjore, kushtetutare e morale.
7.3.  Nëse kundërshtarët e bëjnë këtë për ta rrëzuar edhe një qeveri të radhës do të humbin. Bashkë me veten edhe vendin – i cili si ashtu me këto qeveri gjysmë të hendikepuara s’ka si ecë para.

8. Mendimi im personal
8.1.  Demarkacioni duhet të ratifikohet!
8.2.  Kundërshtarët shkencërisht dështuan.
8.3.  Qeveria e atëhershme proceduralisht dështoi.
8.4.  Qeveria e tanishme duhet ta thotë të vërtetën.
8.5.  Kosova duhet të ecë para.

NDAJË

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht.
Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.