Traktat për kulturosferën shqiptare

Traktati është kondensat i një reflektimi dhe studimi të gjatë rreth dilemës se ndodhë apo jo regresion kulturor në zonat shqiptare.
Konkluzioni del i qartë: Po! Regresioni është duke përlarë sa më tepër zona shqiptare!
Pasojat e tij tashmë duken gjithandej si; në arkitekturë, onomastikë, historiografi, komunikim masiv, shkolla dhe institucione të rëndësishme të shoqërisë – shkurt; alienimi vulgar dhe agresiv ka përlarë gjitha domenet e socialiteteve kulturore, ekonomike të hemisferës shqipfolëse.
Shumëkush këtë zhvillim edhe mund ta quajë diversitet të harmonishëm. Nga disputi ynë mirëpo del ndryshe: Diversiteti këtu shfrytëzohet për të instaluar me çdo kusht prioritete që janë në luftë me identitetin kulturor shqiptar.
Pra nuk ndodhë si historikisht – dhe në kushte shumë më të rënda e as të krahasueshme me të tanishmet – kur fragmente të huaja kulturore integroheshin si pasuri pozitive brenda kulturës shqiptare. Sot ndodhë e kundërta; ato imponohen si konkurrencë, zëvendësuese të identitetit autentik e autokton: pra si tendencë për ta prishur një kulturë në favor të një tjetre. Këtu qëndron dhe esenca e ekspansionit, negativja, ajo që rrezikon pa të drejtë një identitet kulturor të veçantë.
Për t’i shpaluar sa më shkoqur, por edhe sa më shkurtë e qartë njohjet tona rreth dukurisë ne zgjodhëm grafikisht formën e traktatit, i cili ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë përshkruan origjinën e regresit; në pjesën e dytë argumentojmë ç’ pasojash është duke shkaktuar kjo dukuri, ndërsa pjesa e tretë përbëhet nga konkluzione që çojnë në një rekomandim për qeveritë shqiptare se si mund t’i kundërvihen këtij regresioni, i cili për bindjen tonë mund të shkaktojë probleme të rënda jo vetëm drejt tkurrjes dhe mëçorientimit së kulturosferës, por më shumë edhe të prodhojë probleme të rënda të natyrës psikologjike, humane, pra drejtë shkaktimit të një depresioni kolektiv.
Për të gjitha pohimet, statistikat dhe të dhënat e përdorura në këtë traktat autori ka mundësinë dhe përgjegjësinë, nëse i kërkohet që t’i jap referencat e nevojshme. Vërtetësia e të dhënave është në çdo kohë e garantuar.

Shkarko traktatin si PDF. 

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht. Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.