I keni parë listat e këshilltarëve të ministrave e primatëve? Ato janë aq të gjata saqë ta zënë udhën jo vetëm Kosovës, por edhe pubeve zvicerane e hoteleve në Kazakistan. Gjurmëve të një kategorie që bënë jetë "pas perdeve". Me çka merret ta zëmë këshilltari i një ministri? Një kategori...
Lajmi u shpërnda si rrufe: Hannah Arendt paska shkruar edhe një ese. Një që deri dje bota nuk e kishte parë. Trajtesa pa titull e datë hulumton lirinë. Saora u bë libër dhe u shpërnda në plotë gjuhë të botës. E famshmja «Der Spiegel» e shpalli bestseller. Një program i ri për lirinë? Jo. Për çka atëherë. E lexuam dhe u shokuam. Jo me autoren por me aktualizatorët e saj.
Pse plotë autorë shqiptarë kanë drojë nga rrjetet sociale? Shumica prej tyre i përlloçin ato.  «E dini se nëpërmjet linjës telefonike bëhet bartja e bacileve», thotë «gruaja e çmendur» në filmin «Sisters» (SHBA:1973), të Brian De Palma-s. Psikotrileri me aktoret famoze Margot Kidder dhe Jennifer Salt ndonëse s’ka për temë diçka...
Shqiptarët përfaqësohen keq në historitë e shumta botërore e kontinentale, ose aspak. Në diskurset intelektuale globale as si referencë nuk ekzistojnë. Pse? Faji i bigfoot-it apo ndonjë inferioriteti të kushtëzuar historik? Intelektuali i njëmendtë, ku mbeti? Dikur ai vegjetonte i kafazuar brenda degëve të dendura të asaj pemës biblike të dijes...
Në librin: «Lufta e re e klasave – arsyet e vërteta të ikjes dhe terrorit», filozofi slloven i përmasave botërore Slavoj Žižek kërkon militarizimin e botës kundër kapitalizmit global dhe «monstrës islamike». Revista tashmë 100 vjeçare amerikane «New Republic» e konsideron «filozofin më të rrezikshëm të perëndimit”. Vitin që...
Me Heliodorin dhe Volterin gjeografisë së imagjinatës për të kuptuar esencën e udhëtimit në art. Ajo kishte vendosur të jetojë e privuar nga dashuria. Priftëresha Kariklea nateditë i shtrihej pranë këmbëve të mermerta Artemisias, perëndeshës së fëmijëve dhe grave që t'i shpëtojë të fundit nga tmerret e botës. Një ditë...
Në fund ata të gjithë vdesin: të vetëhelmuar, të vetëvrarë, të djegur ose të varrosur për së gjalli. Ky është fati i shumicës absolute të personazheve që popullojnë kryeveprat e letërsisë universale. Dhe natyrisht se, specia humane e rritur dhe keqskalitur me këtë frymë ku dhuna, hakmarrja, lufta, vdekja...
Personazhi i fantomit të operës është fascinumi më i fortë i historisë së arteve për shkak se me një biografi të vetme rrëfen gjithë historinë kulturore, antropologjike, etike të humanitetit.
Ne nuk kemi pra asnjë bazë të flasim në formën rezultative mbi tëhuajësimin tërësor të individit por vetëm për: Tendencën për shkatërrimin, pezullimin e lidhjeve individuale, grupore apo shoqërore me faktorët e natyrshëm identitarë (gjuha, tradita, kultura, zakonet) për të konstruktuar një identitet tjetër! Problemi Vala e presionit të tëhuajësimit...
LAJMET – Çfarë asociacionesh mentale dhe shpirtërore mund të ngacmojë ta zëmë fjalia:Isa Mustafa duke qeshur dhe duke e përshëndetur në serbisht ia shtrëngoi dorën kryeministrit serb Vuçiç, i cili ia ktheu në anglishte» (frazë e huazuar nga mediat), në psikën e konsumuesit pa kushtetutë personale perceptimi? Të spekulojmë. Kjo mund...

ANALIZA