Personazhi i fantomit të operës është fascinumi më i fortë i historisë së arteve për shkak se me një biografi të vetme rrëfen gjithë historinë kulturore, antropologjike, etike të humanitetit.
Problemet, krizat, rrahjet, vezët e gazet në Parlament i japin të gjitha argumentet e nevojshme për të pranuar pa dëshirë se shoqëria kosovare vazhdon të gjendet në kaos, nën sundimin e atyre figurave të Hesiodit dhe konstruksioneve tjera nëntokësore Pas çdo krize vjen metanoja – thonë vetëngushëllueshëm optimistët. Para...
Shqiptarët përfaqësohen keq në historitë e shumta botërore e kontinentale, ose aspak. Në diskurset intelektuale globale as si referencë nuk ekzistojnë. Pse? Faji i bigfoot-it apo ndonjë inferioriteti të kushtëzuar historik? Intelektuali i njëmendtë, ku mbeti? Dikur ai vegjetonte i kafazuar brenda degëve të dendura të asaj pemës biblike të dijes...
Më shumë se lokalistë, më pak se racistë - janë ekskluzionistët e sotëm në Kosovë. Pseudodoktrina e tyre për bazë ka shtetin, respektivisht kombin kosovar, i cili për nga historia, politika (demokracia) dhe ekonomia del të jetë ende fetus. Dy eksese prominente ilustrojnë fenomenin më të ri ndër shqiptarë!
Ec diçka mirë në shoqëritë shqiptare? Asgjë – thotë gati çdo artikull, opinion, libër ku mund ta bastisim gjendjen e frymës intelektuale. Janë autorët dhe publicistët shqiptarë kryepesimistët e globit apo vërtet Fortuna, ajo perëndesha romake e fatit dhe lumturisë t'ua ketë suprimuar të drejtën e harésë? Kështu duket...
Sekularizimi* nuk nënkupton asgjësimin e ndonjë religjioni apo botëkuptimi, përkundrazi ai është i vetmi sistem që mundëson sociodiversitetin, koekzistencën e shumëve brenda një hapësire. Ai shërben si preventivë për ruajtjen e paqes shoqërore sidomos në ato hapësira  të cilat përbrenda kanë ideologji e subidentitete me synime ekspansioni global. Sa...
Edhe pa «këshillat» e Machiavelli-it historia e njerëzimit paralelisht del edhe si kronikë brutale krimesh të bëra nga njeriu kundër njerëzve. Jo perënditë apo stërkeqja e natyrës, por despotët, mbretërit, diktatorët dhe tiranët përbëjnë galerinë e leviathan-ëve që shumëherë kanë decimuar humanitetin. Shumica e teorive të filozofisë politike –...
Evropa racizmin e ka jo vetëm në gjak, por edhe në tru. Iluministët përveç përjashtimit kategorik të femrës nga e drejta universale - shumica e tyre - ishin këmbekrye, herës pas here edhe racistë. Në antikën famoze të lindjes së poliseve, demokracia nuk ishte ndryshe. Barbaroit janë markë aristoteliane. Religjionet...
Një lugat sillet ndër ne - fryma e negativitetit! Vaji dhe mallkimi hapin ditën dhe ato mbyllin pasmesnate dyert e mediave, shkollave dhe kafeneve. Një popull në frikë nga vetvetja? Demonët e globalizimit kanë përlarë qytetet shqiptare. Frikë gjithandej. Iluzionet janë furra e vetme që mban gjallë depresivët, të zhgënjyerit...
Në fillim ishte fjala, në fund çka do të jetë? Ndoshta një robot i shtrirë mbi udhën e qumështit duke numëruar para?

ANALIZA