Gjatë zgjedhjeve ka shumë racizëm. Jo pak parti dhe politikanë operojnë me difamime, linçime në baza grupore, etnike. Gjersa ata e kanë vetëm për votë, njerëzit infektohen ndoshta përgjithmonë me viruset shpejtëpërlarës e rëndë të shkulshëm të urrejtjes! Degradimi i tjetrit si të paaftë, pa kapacitetet e nevojshme për të...
Byung – Chan Han ka pjesërisht të drejtë. Në eseun e tij «Shoqëria e lodhur» filozofi koreano-gjerman thotë se që nga fundi i shekullit 20 e këtej humaniteti nuk lufton më me epidemitë, nuk ka frikë më nga neoimperatorë bestial dhe luftëra frontale me bajoneta dhe raketa, sepse ekzistencën...
Problemet, krizat, rrahjet, vezët e gazet në Parlament i japin të gjitha argumentet e nevojshme për të pranuar pa dëshirë se shoqëria kosovare vazhdon të gjendet në kaos, nën sundimin e atyre figurave të Hesiodit dhe konstruksioneve tjera nëntokësore Pas çdo krize vjen metanoja – thonë vetëngushëllueshëm optimistët. Para...
ARTET NË KAFAZ I /Me katër ese udhëtojmë hartës së problemit: Pse shqiptarët nuk figurojnë fare apo vetëm aksidentalisht apo rastësish kanuneve të arteve universale? Esetë «Shteti pa kulturë», «Puritani, perversion apo hile», «Frika nga diskurset e vetëzbulimit» dhe «Vrasrësit e muzave», të botuara në «Zëri» kërkuan përgjigjen dhe...
ARTET NË KAFAZ II /Në asnjë doracak, studim apo përmbledhje mbi shkencat, artet, historinë, blegtorinë, bagëtinë e bujqësinë universale nuk figuron ndonjë përfaqësues drejtimi, pjesëmarrës grupi apo rastësisht i përmenduri me origjinë nga sferat ku ekziston shqiptari.  As në studimet ende ngjyrëpatharë mbi letërsinë e sotme nuk zë vend kush...
ARTET NË KAFAZ IV / Çka hynë në kanonet e vlerave botërore të arteve e çka s’ia vlen të mbetet as në historitë e arteve nacionale? Keqkuptimi aktual është edhe historik. Keqkuptimi zanafillën e ka që në reflektimet sipërfaqësore të Herder-it, Wieland-it dhe vëllezërve Schlegel, ndërsa si koncept të llojit...
Është interesantë që të kërkojmë personalitete të historisë shqiptare që kanë depërtuar hsitorisë transnacionale, globale.
«Res publica literaria [albanica]» - sot do ta përkthenim kështu: «Republika e intelektualëve [shqiptarë]». Ka një të tillë? Nëse po, si funksionon ajo?
Më shumë se lokalistë, më pak se racistë - janë ekskluzionistët e sotëm në Kosovë. Pseudodoktrina e tyre për bazë ka shtetin, respektivisht kombin kosovar, i cili për nga historia, politika (demokracia) dhe ekonomia del të jetë ende fetus. Dy eksese prominente ilustrojnë fenomenin më të ri ndër shqiptarë!
Europa është një klub zbavitës që nuk zgjedh dot probleme serioze. SHBA - të e pas 11 shtatorit janë bërë skllavë të luftës së tyre imagjinare. Që të dyja format kanë një cak: atë të vetëshkatërrimit! Kështu diagnoza e kryefilozofit të popullarizuar Peter Sloterdijk. Ka vendosur edhe ky, përndryshe i pavarur, të bëhet neomarksist si Habermass & Co.?

ANALIZA