Problem i njëmendtë apo i kamufluar? Panik kot, histeri apo eutanazi siç analizojnë areligjozët? Përtej polemikave e zyrave planifikuese të religjioneve, syhapur, irrituar e objekt gjahu rri i zakonshmi, i "vdekshmi"
Arkeologët thonë se frika ka qenë motivatori zanafillor nëpër artefaktet me karakter religjioz. Jo pa të drejtë
Sa herë janë zgjedhjet Shqipëria le përshtypjen e ishullit në përmbytje. Evropa dhe SHBA-ë thonë është tejkaluar limiti. Ndërmjet flakëve të pushtetit dhe opozitës është shtangur plotë frikë elektori. Çka të bëjë ai?
Urrejtja ndaj Thaçit dhe formës së tij të qeverisjes nuk duhet të na korruptojë apo verbërojë edhe ne, duke na shndërruar në fabrika interpretimi që dëmtojnë atë që pretendojmë ta ruajmë: Kosovën! .
Trazirat e reja ndëretnike në Maqedoni rizgjuan kalkulimet dhe kërcënimet e vjetra: Shqiptarët thonë se do ta shuajnë shtetin nëse nuk pranohen si të barabartë, duke aluduar në shkëputje dhe bashkim me shqiptarët tjerë të rajonit; Qeveria duket të jetë bërë imune ndaj banderolave të tilla dhe vazhdon me...
Edhe pa «këshillat» e Machiavelli-it historia e njerëzimit paralelisht del edhe si kronikë brutale krimesh të bëra nga njeriu kundër njerëzve. Jo perënditë apo stërkeqja e natyrës, por despotët, mbretërit, diktatorët dhe tiranët përbëjnë galerinë e leviathan-ëve që shumëherë kanë decimuar humanitetin. Shumica e teorive të filozofisë politike –...
Jo vetëm mediat dhe politikanët bartin përgjegjësi për mënyrën tonë shpesh të egër të komunikimit publik, por të gjithë. Gazetat kanë nevojë për kapital, politikanët për vota e ne për të shkarkuar frustrimet ose... Përpjekje për ta përshkruar një problem: problemin e kulturës së komunikimit shqiptar. 1.Shkruhet se islandezët e...
Nga mënyra se si komunikojnë politikanët shqiptarë me masën mësojmë se sa irracionalë dhe keqbërës dalin! Në një intervistë dhënë revistës «Der Spiegel» (1969) njëri nga etërit e «Shkollës së Frankfurtit» Theodor W. Adorno tha: «unë bëra një teori kritike mbi proceset shoqërore dhe kurrë nuk më shkoi mendja se njerëzit do përpiqen ta realizojnë atë me koktej molotovi».
Politikanët sugjerojnë shqiptarëttë jenë të paaftë për të pranuar demokracinë si model shoqëror? Është kjo një e vërtetë apo shpifje tradicionale politike? Në çfarë sistemi politik jetojnë shoqëritë shqiptare? Kush beson se në Kosovë është instaluar (qoftë edhe në fazën fillestare të saj) demokracia liberale është po aq i manipuluar...
Nga diskurset, deklarimet e qeverive, partive dhe lëvizjeve identifikohen dy skenarë (edhe pse jo eksplicit, programatik) se si dëshirohet realizimi i bashkimit të shqiptarëve. Njëra palë do ta zgjidhë problemin nga lart- poshtë (modeli Top-down) dhe tjetra nga pak hapat që bën lëviz nga poshtë-lart (Bottom-up). Si duken ato?

ANALIZA