Po të mos ishin hoxhallarët, kultura shqiptare do të përmbysej edhe më gropshëm. Kjo kategori, le ta quajmë teopate, e shoqëruar me pseudo-imamatin e publicistikës, kujdeset për regjenerimin e kulturës kur mungon shteti, kur institucionet e arsimit gjenden para shuarjes dhe kur mungojnë elitat në çdo fushë vitale të shoqërive shqiptare.
Përderisa qeveritë qendroperëndimore, kurrizthyer, balancojnë faktet dhe opinionet para se të vendosin definitiv për çeljen apo jo të negociatave me Shqipërinë, media vendore, të huaja, klane, klube, personalitete e shtete u shkruajnë zyrave në Bruksel se pse nuk duhet edhemëafruar Shqipërinë drejt BE-së? Shumica refuzimin e argumenton me ndikimin...
Edi Rama e pati një ide - shpalli vitin 2018 të Gjergj Kastriotit alias Skënderbeut. Ç'u bë me idenë? Deri sa ta marrim vesh se për ç'e pati kryeprimati politik shqiptar, ndërkohe le ta sigurojmë patjetër revistën "Illz" e cila nga ideja na dhuron në praktikë një monografi faktike,...
Nga vetëdemonizimi në bashkëjetesë, me synimin e përbashkët për t'u bërë të barabartë në mirëqenie. Kështu duhet të flasin në korr qeveritë dhe të korruptuarit nëse vërtet duan të dalin në një stad më të përparuar e human se ky tash!
Me një aksion si klandestin, pa njoftuar paraprakisht opinionin, respektivisht duke e lajthitur atë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj tentuan ta rrëzojnë Ligjin për Gjykatën Speciale. Për ambasadorët e huaj, pjesë të shoqërisë civile si dhe mediat, operacioni i djeshëm në fakt ishte tendencë për "shkatërrimin e...
Ç’ndodhi dhe ndodhë rreth Çakorrit dhe Kullës? 1. Më 25 gusht të vitit 2015 Hashim Thaçi, atëherë zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm dhe Skender Hyseni ministër i brendshëm, nënshkruajnë në Wien-ë “Marrëveshjen për kufirin shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”. 1.1.  Marrëveshja, sipas tekstit të saj nuk sqaron...
Gratë prishin familjet për të bërë karrierë, prandaj duhet të trusin në shtëpi. Kompjuteri, televizori janë mjetet e dreqit që duan të shkatërrojnë socialitetin tradicional shqiptar. Kosova nuk është përnjëmend shtet. Jemi ende në vitin 2007. Napoleoni ka qenë transvestit, ndoshta? Mizogjini, shkelje të ligjeve e kushtetutës, ideologji parapolitike...
Për nga aspekti diskursiv, komunikimi ndërmjet diasporës dhe vendeve të origjinës, ndodhë vetëm nëpërmjet portalistëve - atë kategori pra që kryeministri shqiptar e cilësoi si kazan. Një shembull i fundit e dëshmon se ai ndoshta kishte të drejtë!
Gjatë votimit në Prishtinë dhe Prizren paskan ndodhur aksione ilegale ose brenda zonës gri që janë subverzion i drejtpërdrejtë i procesit të barabartë, të drejtë dhe transparent të votimit. Për këtë si duket s’ka dilemë më. KQZ dhe prokuroritë e qyteteve përkatëse duhet të formojnë një Task Force që...
Në letërsi ekziston koncepti «pathetic fallacy» i Ruskinit. Edhe në politologji ka koncepte të tilla, por jo si ky që me aq mprehtësi objektive përshkruan politikën e sidomos luftën aktuale të partive për të marrë apo pasur primatin mbi kryeqytetin-ende-katund të Prishtinës. Një ese që u nis për diçka...

ANALIZA