PROBLEMI: Afera “Jabllanoviç” dhe çështja “Trepça” ri-imponojnë pyetjen: çfarë protektorati është Kosova? Dy perceptime kryesore duken të kristalizuara: PËRCEPTIMI I PARË: LVV (krahu i majtë i shoqërisë) e përjeton dhe denoncon ndikimin dhe operimin e të huajve, kryesisht të amerikanëve, si kolonializëm klasik. Vizatimin që kjo parti ia bën këtij relacioni nuk...
Zijadin Sela dhe Ali Ahmeti nga tash e tutje janë përgjegjësit kryesor dhe historik se a do të bëhen shqiptarët me gjuhë dhe shtetformues në Maqedoni, apo jo. Kështu është ngase kjo nuk varet më as nga Gruevski e as nga Zaevi, por nga partitë shqiptare. Ky pozicion i tyre i ri nuk është produkt i strategjive të tyre të mençura por i masave, të cilat me votën dhe sjelljen e tyre e detyruan këtë gjendje. Veprimi i një mase tejet inteligjente.
Edhe mediat në zë perëndimit transmetojnë statuse rrjetesh sociale me relevancë publike. Edhe ato raciste, përjashtuese, fyese. Por duke i gjykuar nëse dalin nga mendja e ndonjë personi me rol vendimmarrjeje ose ndikimi masiv në shoqëri. Afërmendsh duke mos etabluar mesazhin destruktiv të facebookianit apo twitterotrojanit si titull, si material...
Në letërsi ekziston koncepti «pathetic fallacy» i Ruskinit. Edhe në politologji ka koncepte të tilla, por jo si ky që me aq mprehtësi objektive përshkruan politikën e sidomos luftën aktuale të partive për të marrë apo pasur primatin mbi kryeqytetin-ende-katund të Prishtinës. Një ese që u nis për diçka...
ELEKTORALE / Partia e Hashim Thaçit është përgjegjëse për përdhosjen e Republikës gjithandej ku ajo ka ngecur ose ka dështuar rëndë. Zgjimi për korrigjim në fillim ishte shou, ndërsa sot kur pasardhësi zotohet e premton mungojnë ende dëshmitë konkrete e sidomos besimi i masave. PDK nuk ka të drejtë...
I lexuam thirrjet, mllefin, shpërthimet e arsyeshme ndiesore të shumëkujt. Në pikën e tragjedisë si kjo me Almirin njeriu ka mirëkuptim madje edhe me teletellalët irracionalë, krijon empati çasti edhe me teofilët trukastruar që besojnë se jo shuarja e katërvjeçarit është aq me rëndësi por mungesa e tij në...
1. Për ca çaste hodhi ajo uniformën dhe logjikën e polices anash, mori shtat presidencial dhe i dha absurdit politik shqiptar peshën e merituar zyrtare. Jahjaga tha; «Në këtë përvjetor të madh të shqiptarëve, duhet bërë vlerësim të drejtë të personaliteteve të historisë njëqind vjeçare të Shqipërisë së pavarur» (fotolajm...
Me një aksion si klandestin, pa njoftuar paraprakisht opinionin, respektivisht duke e lajthitur atë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj tentuan ta rrëzojnë Ligjin për Gjykatën Speciale. Për ambasadorët e huaj, pjesë të shoqërisë civile si dhe mediat, operacioni i djeshëm në fakt ishte tendencë për "shkatërrimin e...
 Kur pashë se si dy komandosë të pushtetit kishin shtrirë përdhé një protestues vetëvendosa të reflektoj mbi natyrën e revoltave shqiptare. Ja çka doli: 1. Shqiptarët kurrë në historinë e tyre nuk kanë qenë as shpikës, as nxitës e as promotorë të ndonjë revolucioni përmasash universale. As në kontekstin lokal...
Erdhi Hahni. Shkoi Hahni. Tha atë që thotë me muaj. Vetëm qentë janë risia e atij nënqielli. Katërkëmbëshit pushtuan sheshet e Gostivarit dhe Tetovës. Pse pikërisht aty në Pollog e jo në Prilep, Strumicë apo Haraçinë? Vetëm BE e dinë Në shenjë solidarizimi me bashkëspeciet e tyre që protestojnë kundër...

ANALIZA