„LIRIA TOTALE E SUBJEKTITLirinë totale më me efekt e fiton njeriu që mund çdo frikë. Të kësaj kategorie konsiderohen ata që njëherë në jetë e kanë vendosur të vdesin. Kanë hyrē në korridorin e vdekjes, e kanë shikuar në sy atë dhe ia kanë treguar mortit gishtin e mesëm. Ky Subjekt i çliruar nga frika kapitale si vdekja nuk trembet më nga asgjë. Të mençurit e kësaj kategorie lirinë e përfituar e dinë se mund ta shumojnë vetëm me respekt ndaj inorancës, ngase edhe e fundit vdes lehtë, por nga frika e jo nga liria absolute. Këtu është dallimi esencial -mendoj unë – ndërmjet të lirit dhe skllavit, ndërmjet të urtit dhe injorantit.“

Autori

Është lindur në Dobërdoll të Maqedonisë. Ka mbaruar (1992 – 2002) Historinë e Arteve, Teologjinë, Mediat, Antropologjinë Sociale, Historinë krahasuese dhe Filozofinë (në Belgjikë, Francë, Zvicër). Studimet postdiplomike në Filozofi dhe Histori (2002 – 2009) i ka mbaruar në Zvicër. Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht ligjëron në Institute të ndryshme akademike Historinë e Evropës Juglindore, Filozofinë Antike dhe Historinë e Arteve. Merr pjesë në projekte të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me Historinë e Ballkanit dhe Mediat atje. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore në gjermniashte, shqip dhe frengjisht. Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës.