Shqiptarët nuk i kanë prek zhvillimet epokale si industrializimin, «Belle Époque»-n, konsumizmin e «epokës së artë» të Hobsbawm-it për shkak të qenies në kafaze të ndryshme ideologjike, tradicionale dhe eksterne (pushtimet) e të tjera. 1. Utilitaristi dhe juristi Jeremy Bentham në skicën e tij arkitektonike «Panopticon» (panoptes = gjithçka në...
Në aferën e historisë me Turqinë dolën në anën a saj sepse historia vërtet duhet të revidohet. Në kontestin rreth shamisë u rreshtuan krah atyre grusht zonjave që kanë të drejtë të vishen si të duan. Gjatë aferës me "UEFA"-n sulmuan Evropën, gjatë skandalit me EULEX-in sulmojnë po të...
Janë arrestimet spektakulare të imamëve dhe radikalëve qimeçartur që do të dominojnë kronikën e vitit që ikë? Apo hadesi i pritjes gjashtëmujore, ai modus mortus-i që primatët grindavecë ia detyruan vendit do të jetë monumenti monolit i copëkujtesës me numrin 2014? Dronin në kryeqytetin serb sigurisht se nuk do...
Shumica absolute e teksteve, në mediat shqiptare, duke filluar nga titulli e deri në legjendën e fotografisë ulërijnë nga emocionet, preferencat, perspektivat dhe interesat personale të autorëve. Gjë kjo e lejueshme për autorë librash e opinionesh farekoti mirëpo jo për media dhe institute të dijes. A mund të jetë...
Ec diçka mirë në shoqëritë shqiptare? Asgjë – thotë gati çdo artikull, opinion, libër ku mund ta bastisim gjendjen e frymës intelektuale. Janë autorët dhe publicistët shqiptarë kryepesimistët e globit apo vërtet Fortuna, ajo perëndesha romake e fatit dhe lumturisë t'ua ketë suprimuar të drejtën e harésë? Kështu duket...
Pse aq lehtë u krijuan grupet radikale ndër shqiptarë? Ka kjo të bëjë me nivelin e ulët arsimor, me primitivitetin e përhapur apo se shqiptarët i përkojnë asaj kategorie të masave që lehtë kapen për modeleve të huaja kulturore dhe ideologjike sepse asnjëherë nuk kanë mësuar të merren me...
«Ne në Shqipëri  jemi të ndryshëm nga shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë, nuk kemi qebap, qofte, kajmak (...) Shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni kanë më shumë të përbashkëta me njerëz të tjerë nga ish-Jugosllavia, tha Armanda Hysa, antropologe e  njohur nga Shqipëria», kështu portali nga Maqedonia «Republika». E para...
Evropa racizmin e ka jo vetëm në gjak, por edhe në tru. Iluministët përveç përjashtimit kategorik të femrës nga e drejta universale - shumica e tyre - ishin këmbekrye, herës pas here edhe racistë. Në antikën famoze të lindjes së poliseve, demokracia nuk ishte ndryshe. Barbaroit janë markë aristoteliane. Religjionet...
Iluminizmi evropian, sekularizmi dhe shumë tjetër me të cilat humaniteti krenohet të ketë ecur vertikalisht, nuk janë vepra monarkësh, tiranësh e pushtetesh, por elitash rebele kundër tyre. Çdo (r)evolucion, bërthamën e ka pasur në masë, në aortën e saj, e cila ka qenë parakushti dhe promotori i çdo shpërthimi...
Shqiptarët asgjë nuk e marrin serozisht - shkollën edhe më hiç. Po që primatët shqiptarë të besonin të kenë shkolla tëmira nuk i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke, amerikane e gjetiu. Ndoshta jo për të mësuar, por së paku për të mos u sëmurë nga shkuja.  Universitas magistrorum et...

ANALIZA