Cili është projekti individual i politikanit ose i intelektualit shqiptar në favor të përparimit të shoqërisë kosovare, shqiptare? Kjo pyetje buron nga parafytyrimi: Njeriu që merret me politikë apo ai që vret mendjen për të mirën e vendit, shtetit, demokracisë, lirisë rri natë e ditë ulur në tavolinën e...
Byung – Chan Han ka pjesërisht të drejtë. Në eseun e tij «Shoqëria e lodhur» filozofi koreano-gjerman thotë se që nga fundi i shekullit 20 e këtej humaniteti nuk lufton më me epidemitë, nuk ka frikë më nga neoimperatorë bestial dhe luftëra frontale me bajoneta dhe raketa, sepse ekzistencën...
ARTET NË KAFAZ II /Në asnjë doracak, studim apo përmbledhje mbi shkencat, artet, historinë, blegtorinë, bagëtinë e bujqësinë universale nuk figuron ndonjë përfaqësues drejtimi, pjesëmarrës grupi apo rastësisht i përmenduri me origjinë nga sferat ku ekziston shqiptari.  As në studimet ende ngjyrëpatharë mbi letërsinë e sotme nuk zë vend kush...
Problemet, krizat, rrahjet, vezët e gazet në Parlament i japin të gjitha argumentet e nevojshme për të pranuar pa dëshirë se shoqëria kosovare vazhdon të gjendet në kaos, nën sundimin e atyre figurave të Hesiodit dhe konstruksioneve tjera nëntokësore Pas çdo krize vjen metanoja – thonë vetëngushëllueshëm optimistët. Para...
ESE / Shqiptari ushqehet si turku, italiani; vishet si amerikani, francezi; shkruan e reflekton si gjermani, anglezi; beson si arabi, hebreu; dashuron si beduini dhe italiani; vetëm politikën e bën si donë vetë: për interesin personal, të fisit, klanit dhe të gjakut! Shqiptarët nuk janë as etërit e as trashëgimtarët...
Noli njihte Athinën, Aleksandrinë, Amerikën mirëpo shumë pak Shqipërinë, prandaj nuk instaloi dot demokracinë. Rugova njihte të gjitha por për kohën që pati nuk demokratizoi dot as partinë e tij. Politika shqiptare sot edhe me asistencë nuk ia del të demokratizojë vendin. Dy përpjekje në dy epoka pa sukses, pse?
Fizionomia e njeriut të sotëm, në mënyrë të përforcuar e kontinuitative, merr pamjen e qenies së kafshëruar. Si duket teoria e Çarls Darvinit do të bëhet e pakontestueshme. Pa hamendje, parardhësi im, ashtu siç ka pranuar edhe Kafka në letrën (tregimin) e tij drejtuar Akademive të Shkencave, qenka ndonjë...
Çdo shtet e ka një identitet kombëtar. Shqiptarët i kanë dy shtete dhe ende nuk e dinë saktë se sa identitete i kanë. Do thonë një, të tjerët dy, të tretët pesë e nuk mungojnë as ata që janë të bindur për asnjë. Historia e një debati që sillet në rreth.
Lajmi u shpërnda si rrufe: Hannah Arendt paska shkruar edhe një ese. Një që deri dje bota nuk e kishte parë. Trajtesa pa titull e datë hulumton lirinë. Saora u bë libër dhe u shpërnda në plotë gjuhë të botës. E famshmja «Der Spiegel» e shpalli bestseller. Një program i ri për lirinë? Jo. Për çka atëherë. E lexuam dhe u shokuam. Jo me autoren por me aktualizatorët e saj.
ESE -II /Oligarkët, grupet, klanet kanë kapur pushtetet, këto tentojnë ta korruptojnë demokracinë në favor të të parëve. Ky sistem ekziston sa vetë demokracia. Pikërisht këtu ngecin edhe demokracitë shqiptare.

ANALIZA