Në fillim ishte fjala, në fund çka do të jetë? Ndoshta një robot i shtrirë mbi udhën e qumështit duke numëruar para?
Ka disa vite që zhvillohet një debat i ashpër ndërmjet neomarksistëve dhe neoliberalëve. Së fundi Terry Eagelton ndezi debatin edhe më shumë kur botoi librin «Pse Marksi kishte të drejtë». Neutralët ende nuk kanë përfunduar diagnozën e së tashmes për të thënë se ç’kërkon e nesërmja. Që të gjitha palët e kanë problem pushtetin vendosës që kanë koncernet globale mbi ekzistencën apo mosekzistencën e shoqërive, shteteve, ideologjive.
Dy mendësi paskan kapur diskurset shqiptare; prijnë nacionalistët dhe nihilistët. Vërtet? Të parët i hasim gjithandej, të dytët nuk i gjejmë dot.
Lajmi u shpërnda si rrufe: Hannah Arendt paska shkruar edhe një ese. Një që deri dje bota nuk e kishte parë. Trajtesa pa titull e datë hulumton lirinë. Saora u bë libër dhe u shpërnda në plotë gjuhë të botës. E famshmja «Der Spiegel» e shpalli bestseller. Një program i ri për lirinë? Jo. Për çka atëherë. E lexuam dhe u shokuam. Jo me autoren por me aktualizatorët e saj.
Shumica e shoqërive shqiptare ndihen të jenë në krizë, jo vetëm ekonomike, por edhe morale, pa ardhmëri të qartë dhe pa orientim. Frustrimi dhe depresioni energjinë marrin sa nga trendet globale aq edhe nga ato lokale.
Shqiptarët kapen për utopive, qendrave e kulturave tjera jo për të bërë shamatë, por për t’iu ikur qoftë edhe vetëm nëpërmjet fantazisë qeverive të pacipëta që i mbajnë peng.
Shumica absolute e teksteve, në mediat shqiptare, duke filluar nga titulli e deri në legjendën e fotografisë ulërijnë nga emocionet, preferencat, perspektivat dhe interesat personale të autorëve. Gjë kjo e lejueshme për autorë librash e opinionesh farekoti mirëpo jo për media dhe institute të dijes. A mund të jetë...
Pse aq lehtë u krijuan grupet radikale ndër shqiptarë? Ka kjo të bëjë me nivelin e ulët arsimor, me primitivitetin e përhapur apo se shqiptarët i përkojnë asaj kategorie të masave që lehtë kapen për modeleve të huaja kulturore dhe ideologjike sepse asnjëherë nuk kanë mësuar të merren me...
Fizionomia e njeriut të sotëm, në mënyrë të përforcuar e kontinuitative, merr pamjen e qenies së kafshëruar. Si duket teoria e Çarls Darvinit do të bëhet e pakontestueshme. Pa hamendje, parardhësi im, ashtu siç ka pranuar edhe Kafka në letrën (tregimin) e tij drejtuar Akademive të Shkencave, qenka ndonjë...
HISTORIOGRAFIA EVROPIANE PAS VITIT 1945- Rezistenca hungareze dhe «Pranvera e Pragës» trajtohen si cezura që vunë në dridhje sistemet komuniste të Evropës së Kuqe. Lëvizjet masive shqiptare të 68-ës dhe Pranvera e 81-it nuk figurojnë askund? Pse?  Çka janë ato? Asnjë historian perëndimor nuk ka dëgjuar gjë për to....

ANALIZA