ESE / Mbizotëron spekulimi se intelektualët vegjetojnë. Ata bëjnë poza dandish dhe janë vetëburgosur qelive të imagjinatës së tyre që është larg realitetit dhe brengave aktuale të masave. Sa qëndron kjo akuzë?
RECENSION / Poetja Blerina Rugova Gaxha suksesshëm ia del të trajtojë dhe shpërfaq letrarisht një proces deri më tani të patrajtuar askund (ose fragmentarisht e dobët), në asnjë fushë, gjini arti përbrenda kulturës që fabrikohet shqip.
«Tak...tak. Ritëm elegant. Simfoni e përkryer». Mjafton vetëm ky varg [Fq. 36] i autorit si aksiomë, akumulator dhe kryefjalë për të paralajmëruar literaritetin (si total kualitetesh artistike) e veprës që trajtojmë. Po ky varg thelbësor na e manifeston kuintesencën dhe kualitetin e librit «Ditar dashurie i një shkrimtari» të Albatros Rexhaj-t.
Gëzim Aliu përbashkon koncepte letrare në funksion të një eksperimenti të rëndë: duke u nisur nga linja e ekzistencialistëve tradicionalësi Kafka, Buzzati, Sartri me kompani futë lehtë lexuesin në orgjitë epshore, doloreske, nabokoviane dhe e përplas atë pranë këmbëve të absurdit, jo atij beketist (sepse në këtë stad recipienti tashmë ka çelësin), por një absurdi tjetër, atij darvinist, të paarmatosur përballë vetes cullak ashtu siç e njeh veten pa tesha dhe kur është vetëm: Njeri!
Ali Podrimja është dhe mbetet aktualisht figura më integrative intelektuale e kulturore shqiptare. Ai është pikërisht ajo Ura e gjallë e bashkimit kulturor të shqiptarëve që aq shumë e dëshirojnë idealistët.
Letërsia shqipe (si tërrësi) e krijuar pesë dekadave të fundit mund të kualifikohet si gjithçka tjetër, por jo edhe si letërsi e realizmit socialist.
Bajram Sefaj: «Parisi kot», roman, botoi «Rilindja», Prishtinë. «Parisi kot» është një tregim ngushëllues universal për gjithë ata që kanë braktisur padëshirë vendin e tyre. Për ata që janë «çrrënjosur» nga epiqendra e jetës së tyre, siç del Kosova në këtë rast, kur lexojmë romanin e Bajram Sefajt. Romani «Parisi kot»...
Natë. Dhe ftohtë. Dimri lëkurëplasës kishte vendosur të shndrrojë në akull gjithë arkitekturën klasike të metropolit më të madh zviceran. Zhurma po merrte frymën e fundit para përmbysjes së saj përfundimtare. Veç edhe njëri nga bashkëbiseduesit e asaj nate, një bashkatdhetar i vetmuar, jepte e merrte për të bindur...
«I kujt je, Atdhe» është sprova më e re që mëton të jetë antologji. E përpiluar nga hiç më pakë se Ali Podrimja. Ajo është e mangët, mirëpo megjithatë e para mbi autorët e viteve të 90-ta. Ali Podrimja paradokohësh doli edhe me një sprovë për antologji. Nëpërmjet një postskriptumi...
"Fletëhyrje për në varr", botoi SHB "Dardania" Tiranë. Kush do që të futet, vërtet në ferrin e jetës, mund ta sigurojë pasaportën e krijuar nga Arbër Ahmeti "Fletëhyrje për në varr". Ai është shkrimtari numër një i një qyteti që ende nuk është konfrontuar me fuqinë e pushtetit therrës të realitetit...

ANALIZA