Poezia e Shaip Beqirit është një konfirmim fuqiplotë i forcës së fjalës artistike shqipe, fjalë dhe gjuhë e cila nga vetë natyra e saj është lirike, vetëm se është dashur të lindin mjeshtrit që dinë t`ua japin në mënyrë kompetente vlerave të saj vendin që u ka dhënë poeti...
Letërsia shqipe (si tërrësi) e krijuar pesë dekadave të fundit mund të kualifikohet si gjithçka tjetër, por jo edhe si letërsi e realizmit socialist.
Bajram Sefaj: «Parisi kot», roman, botoi «Rilindja», Prishtinë. «Parisi kot» është një tregim ngushëllues universal për gjithë ata që kanë braktisur padëshirë vendin e tyre. Për ata që janë «çrrënjosur» nga epiqendra e jetës së tyre, siç del Kosova në këtë rast, kur lexojmë romanin e Bajram Sefajt. Romani «Parisi kot»...
Në komunizëm, për tu rekrutuar në sistem me ndonjë post duhej të ishe servil ndaj ideologjisë në pushtet. Sot duhet ose të kesh para ose ta kesh axhën a tezen shef/e të ndonjë institucioni ose klani. Faciti mbetet i njejtë: jo pak institucione të rëndësishme shoqërore e kulturore mbeten...
"Fletëhyrje për në varr", botoi SHB "Dardania" Tiranë. Kush do që të futet, vërtet në ferrin e jetës, mund ta sigurojë pasaportën e krijuar nga Arbër Ahmeti "Fletëhyrje për në varr". Ai është shkrimtari numër një i një qyteti që ende nuk është konfrontuar me fuqinë e pushtetit therrës të realitetit...
Arshi Pipa konsiderohet ndër kritikët më të mëdhenj shqiptarë? Ai një numër autorësh klasikë e të sotëm i shihte si fshatarë të pagdhendur, fashistë, të kotë. Sa kishte të drejtë? Ag Apolloni e bëri një status në facebook ku postoi tri fragmente nga vepra e Arshi Pipës: “Albanian Literature: Social...
Gëzim Aliu përbashkon koncepte letrare në funksion të një eksperimenti të rëndë: duke u nisur nga linja e ekzistencialistëve tradicionalësi Kafka, Buzzati, Sartri me kompani futë lehtë lexuesin në orgjitë epshore, doloreske, nabokoviane dhe e përplas atë pranë këmbëve të absurdit, jo atij beketist (sepse në këtë stad recipienti tashmë ka çelësin), por një absurdi tjetër, atij darvinist, të paarmatosur përballë vetes cullak ashtu siç e njeh veten pa tesha dhe kur është vetëm: Njeri!
ESE / Mbizotëron spekulimi se intelektualët vegjetojnë. Ata bëjnë poza dandish dhe janë vetëburgosur qelive të imagjinatës së tyre që është larg realitetit dhe brengave aktuale të masave. Sa qëndron kjo akuzë?
Jo shumë njerëz kanë fat të takojnë njërin nga gjenitë e kohës së tashme. Kur e takova unë ai më fliste për lopët e sëmura të Evropës. Si mendojnë njerëzit? Si mund të duket një gjeni? Me flatra, i gjatë dhe i bukur... Apo si një polic metropolesh ku pranohen...
Jopoetët qëndrojnë anash si spektatorë të një karnevali intrigash pa ngjyrë. Spektatorë të tillë më së shumti ka në Cyrih. Një kronist i papunë kishte pasur kohë për të regjistruar tridhjetë autorë librash të ndryshëm mbi pajtimin e gjakrave të përdhosur. Dyzet njerëz që praktikojnë zanatin e shkrimit (jo...

ANALIZA