Letërsia që krijohet në diasporë nuk është ndonjë letërsi e veçantë brenda letërsisë shqipe, por pjesë e pandashme e saj. Si e tillë ajo është pjesë integrale dhe njëkohësisht përbërese e jetës së letrave të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Çdo tendencë, për ta shpallur atë si një letërsi minore ose...
Nëse dikush e kërkon një ekzemplar për të dëshmuar se pleqëria nuk do të thotë patjetër pjekuri ja ku e ka një: Peter Handke i mbushi më 6 dhjetor 70 vjet. Për jo pak shqiptarë Peter Handke është scriptor diabolus-i par exellance.
Gëzim Aliu përbashkon koncepte letrare në funksion të një eksperimenti të rëndë: duke u nisur nga linja e ekzistencialistëve tradicionalësi Kafka, Buzzati, Sartri me kompani futë lehtë lexuesin në orgjitë epshore, doloreske, nabokoviane dhe e përplas atë pranë këmbëve të absurdit, jo atij beketist (sepse në këtë stad recipienti tashmë ka çelësin), por një absurdi tjetër, atij darvinist, të paarmatosur përballë vetes cullak ashtu siç e njeh veten pa tesha dhe kur është vetëm: Njeri!
Në World Wide Web tashmë bëjnë jetë krijimet e rreth 300 «letrarëve» shqiptarë. Cyberletërsia – një formë e re në artin e të të shkruarit?! U bë letërsia hiperfiktive shqiptare? Apo gjithçka mbetet në kufinjtë e vitrinizimit edhe të atij «malli» që më parë «dyqanet e polisit tonë kulturor...
Në fillim ishte fjala, në fund çka do të jetë? Ndoshta një robot i shtrirë mbi udhën e qumështit duke numëruar para?
Ajo shkaktoi shembjen e Trojës. Ajo nuk i rezistoi demonit-gjarpër, bloi me dhëmbë mollën e ndaluar dhe tradhtoi specien e arsyes me vulën e mëkatarit të përjetshëm. Ajo për shekuj ishte fuçia ku konservoheshin të ligat, ishte shtabi mobil i djallit nga ku shkapërdaheshin dhembjet në kurriz, në kokë...
«Tak...tak. Ritëm elegant. Simfoni e përkryer». Mjafton vetëm ky varg [Fq. 36] i autorit si aksiomë, akumulator dhe kryefjalë për të paralajmëruar literaritetin (si total kualitetesh artistike) e veprës që trajtojmë. Po ky varg thelbësor na e manifeston kuintesencën dhe kualitetin e librit «Ditar dashurie i një shkrimtari» të Albatros Rexhaj-t.
Autori në modë Michel Houellebecq e ka një program se si ta shpëtojë Europën: me vrasjen e gjithë intelektualëve të majtë, Marksit, Freudit, Nietzshes, mediave dhe me përmbysjen e islamit nëpërmjet krishterimit dhe judaizmit! Seriozisht. Lexoni fjalimin e tij gjatë shpërblimit nga gazeta gjermane FAZ. Ai e ka një mision:...
Në këto ligjërata Roland Barthes s’ka dyshim se e «ringjallë» autorin. Ai nuk është më kategorik në lidhje me rolin statik të autorit gjatë krijimit të veprës artistike. Mirëpo as në këto reflektime ai nuk i ndan atij ndonjë rol superlativ.
Analizë romanit «Rebelimi i Lúlus» të autorit Albatros Rexhaj, botoi «Pegi», Tiranë, 2015. «Vetëm një roman», me këtë dilemë e hap politologu Claus Leggewie esenë e tij për romanin «Nënshtrimi», të shkrimtarit Michel Houellebecq. E njejta pyetje të shfaqet sapo të mbyllësh fletën e fundit të romanit «Rebelimi i Lúlus»...

ANALIZA