Gëzim Aliu përbashkon koncepte letrare në funksion të një eksperimenti të rëndë: duke u nisur nga linja e ekzistencialistëve tradicionalësi Kafka, Buzzati, Sartri me kompani futë lehtë lexuesin në orgjitë epshore, doloreske, nabokoviane dhe e përplas atë pranë këmbëve të absurdit, jo atij beketist (sepse në këtë stad recipienti tashmë ka çelësin), por një absurdi tjetër, atij darvinist, të paarmatosur përballë vetes cullak ashtu siç e njeh veten pa tesha dhe kur është vetëm: Njeri!
Arshi Pipa konsiderohet ndër kritikët më të mëdhenj shqiptarë? Ai një numër autorësh klasikë e të sotëm i shihte si fshatarë të pagdhendur, fashistë, të kotë. Sa kishte të drejtë? Ag Apolloni e bëri një status në facebook ku postoi tri fragmente nga vepra e Arshi Pipës: “Albanian Literature: Social...
ESE / Mbizotëron spekulimi se intelektualët vegjetojnë. Ata bëjnë poza dandish dhe janë vetëburgosur qelive të imagjinatës së tyre që është larg realitetit dhe brengave aktuale të masave. Sa qëndron kjo akuzë?
Jean-Paul Sartre është mendimtari kryesor i shekullit 20. Filozofi i njohur francez Bernard-Henri Lévy ka shkruar biografinë e krijuesit të teorisë së ekzistencializmit. Libri i tij «Shekulli i Sartr-it», konsiderohet si biografia më e suksesshme dhe më objektive që është shkruar ndonjëherë. «Biografia e Bernard-Henri Lévy e bën Sartrin...
Në fillim ishte fjala, në fund çka do të jetë? Ndoshta një robot i shtrirë mbi udhën e qumështit duke numëruar para?
Kultura në krizë! A nuk i përngjanë kjo britmë atyre të kohës së «priudhës së errët», kur fati i zhvillimit të mëtutjeshëm, i intelektit të qytetërimit, kishte mbetur në duart e pseudo-Dionisit dhe Erigenës? Atëbotë të humbjes së madhe të të gjitha dokumenteve të frymës humane. Sado i vjetër të...
Jopoetët qëndrojnë anash si spektatorë të një karnevali intrigash pa ngjyrë. Spektatorë të tillë më së shumti ka në Cyrih. Një kronist i papunë kishte pasur kohë për të regjistruar tridhjetë autorë librash të ndryshëm mbi pajtimin e gjakrave të përdhosur. Dyzet njerëz që praktikojnë zanatin e shkrimit (jo...
RECENSION / Poetja Blerina Rugova Gaxha suksesshëm ia del të trajtojë dhe shpërfaq letrarisht një proces deri më tani të patrajtuar askund (ose fragmentarisht e dobët), në asnjë fushë, gjini arti përbrenda kulturës që fabrikohet shqip.
«I kujt je, Atdhe» është sprova më e re që mëton të jetë antologji. E përpiluar nga hiç më pakë se Ali Podrimja. Ajo është e mangët, mirëpo megjithatë e para mbi autorët e viteve të 90-ta. Ali Podrimja paradokohësh doli edhe me një sprovë për antologji. Nëpërmjet një postskriptumi...
Çdokush që ka një mijë dollarë, dijnë alfabetin dhe posedon aftësinë e zhgaravitjes mund të bëjë një libër dhe ate me firmën e Lidhjes së Shkrimtarëve apo ndonjë institucioni tjetër që merret me afirmimin dhe botimin e krijuesve të rinj.  Duke u përpjekur që të çlirohemi nga kriteret dhe mënyra...

ANALIZA