Minsitrja e Drejtësisë dhe Policisë zvicerane Ruth Metzler propozon një ligj për integrimin edhe të kosovarëve në shoqërinë zvicerane. Të djathtët kanë frikë nga krijimi i një “kantoni kosovar” në Zvicër, të majtët e kualifikojnë këtë ligj si tepër diskriminues, ndërsa shqiptarët janë indiferent. Bernë, maj 2003 - Të djathtët...
Edhe pa «këshillat» e Machiavelli-it historia e njerëzimit paralelisht del edhe si kronikë brutale krimesh të bëra nga njeriu kundër njerëzve. Jo perënditë apo stërkeqja e natyrës, por despotët, mbretërit, diktatorët dhe tiranët përbëjnë galerinë e leviathan-ëve që shumëherë kanë decimuar humanitetin. Shumica e teorive të filozofisë politike –...
Qytetari kosovar është i detyruar ose ta pranojë njërën nga të «vërtetat» e partive ose të nis ta urrejë vendin ku jeton. Ai që nga distanca i dëgjon të gjithë se si flasin për njëri tjetrin përballet me një Kosovë ku sundon mafia, krimi, paramilitarizmi dhe demagogët më primitivë...
Nëse vazhdohet kështu Donald Trump do të përjetësohet si presidenti më i pa pushtet në historinë e presidentëve të SHBA-ve. Administrata e tij u përngjanë atyre gardianëve të psikiatrisë, të cilët, detyrën kryesore kanë që ta parandalojnë të çmendurin mos ikë nga qelia – kështu së paku e përshkruajnë ekspertët europianë konfliktin e Trump-it me administratën e tij
Nëpër rrugët e Prishtinës vërrehen pllakatat me vulën serbe „Shqiptarët jashtë Kosovës“, „Shqiptarët në Shqipëri“. Dymijë kilometra më larg, në metropolin zviceran Cyrih, „lulëzojnë“ pllakatat me vulën e Partisë Popullore zvicerane SVP „Kosovo-Albaner-Nein“.
Shprehja që dikur në shekullin 15 nisi rrugën si folje latine e që në shekullin 17 brenda frëngjishtes u gradua në substantiv, sot në shekullin 21, është bërë çelësi magjik që e sugjeron çdo i dyti foltar kosovar si të vetmen mundësi për të ikur nga ferri: Alternativa! Po kush...
Në debatin e Blendi Fevziut kësaj të enjteje, dy diskutues i bënë sintezën gjendjes së diskursit publik rreth kontestit të fundit Shqipëri – Serbi: Menduh Thaçit i ishte bërë »zemra mal« nga «droni» me kolazhin mbi pëlhurë të zezë, sepse ua kishte futur shërbimeve sekrete dhe shtetit serb duke...
100-ditëshi i kësaj qeverie gati u bë. Kolumnistët, opinionistët mprehin lapsat para sajimit të provanive të radhës. Intensitetin e njohim, atë vertikalin: keq - shumë keq - tmerr - katastrofë – kataklizëm!
Kush i vrau aktivistët e partive të ndryshme kosovare para, gjatë e pas luftës? Njëra palë thonë se ata u ekzekutuan ndër veti. Pala tjetër akuzon funksionarët e partive të tyre: për të ruajtur fshehtësitë personale ata paskan eliminuar kolegët, dëshmitarët dhe gjithë tjerët që kanë pyetur për çështje,...
Që nga paramoderna e deri sot shumica e dijetarëve islamë kërkojnë që në fillim të favorizohet īmān –i si mjet ekspansioni e jo islām-i, sepse i fundit perceptohet edhe si identitet, hapësirë kulturore, etnologjike, sociale e ekonomike me arabët si primatë dhe si i tillë krijon konflikte me identitetet tjera nacionale. Me të drejtë. Për çka?

ANALIZA