Një masë lexuesish që konsumon mediat vetëm për vetëkonfirmim, fatalisht është e paradënuar me vendnumërim dhe prapambetje. Disa nga mediat e kanë kuptuar këtë lojë dhe riprodhojnë padijen për kuletën, kështu duke suspenduar hulumtimin pas dijes dhe së vërtetës. Charles Manga dhe Rolf Dobeli* nuk pushojnë së përsërituri legjendën e...
KOLLUMNA / Tendenca për ta çuar flamurin fetar mbi atë kombëtar rrezikon që perëndimi ta legalizojë luftën e Gruevskit kundër «terrorizmit islam». Një popullatë në mëshirën e fatit! Nëpërmjet tendencave dhe dukurive matet (mos)suksesi i elitave politike të një shoqërie. Në vise të caktuara të Maqedonisë shqiptare (Shkup, Kumanovë, Pollog) ndjenja...
Ose: Për mikun tim trugropë Nxitjen për këtë shkrim ma dha një miku jonë që në pikëmengjesi kishte keqkuptuar botën. Ndërsa idenë e mora nga një libër që vajtueshëm ri i mbyllur pranë një turme librash të rinj që s’kam kohë t’i lexoj. Është libri i filozofit gjerman Rüdiger Safranski...
1. Për ca çaste hodhi ajo uniformën dhe logjikën e polices anash, mori shtat presidencial dhe i dha absurdit politik shqiptar peshën e merituar zyrtare. Jahjaga tha; «Në këtë përvjetor të madh të shqiptarëve, duhet bërë vlerësim të drejtë të personaliteteve të historisë njëqind vjeçare të Shqipërisë së pavarur» (fotolajm...
1. Asnjë skandal, qoftë ai edhe grahmëvrasësi i çdo vetëbesimi nuk e trondit më kosovarin e bërë lesh e li nëpër histori. Jo dhuna, krimi, mashtrimi dhe katastrofat natyrore habisin qenielodhurin e kërrusur bodrumeve sociale larteposhtë gjeografisë shqiptare, por ndonjë lajm adresëgabuar e pozitiv që ka dalë vjedhurazi nga imagjinata...
1. Luftërat padyshim se janë fabrikat më sadiste të krimit masiv. Po ja që raca e dykëmbësorëve e ka fiksuar në psikë si ligj domosdonë e luftës se gjoja vetëm ajo mund t’ia sigurojë lirinë dhe katarsisin. A nuk na thonë shurdhueshëm shumica e religjioneve se (të gjithë) që në...
1. Pushteteve shqiptare mund t’iu falet shumëçka, mirëpo jo edhe tendenca për të futur nën kontroll total institucionet e dijes, akademitë, universitetet e kështu me radhë. Shqetësimi i parë se diç e tillë po ndodh na erdhi nëpërmjet një teksti të Naser Aliut «Injoranca dinamike», ku autori protestonte ndaj ndërhyrjes...
 Kur pashë se si dy komandosë të pushtetit kishin shtrirë përdhé një protestues vetëvendosa të reflektoj mbi natyrën e revoltave shqiptare. Ja çka doli: 1. Shqiptarët kurrë në historinë e tyre nuk kanë qenë as shpikës, as nxitës e as promotorë të ndonjë revolucioni përmasash universale. As në kontekstin lokal...
1. Si 9 vjeçar sheh Dante Béatrice-n dhe humb kompasin e jetës. Kur pas nëntë viteve e sheh përsëdyti shpërthen dhe shkruan veprën e tij «Vita nova». Dy momente fare të shkurtra shoku dhe një dashuri e refuzuar nga kryeneçja Béatrice e çorientojnë njeriun e shekullit 13 aq thellë...
Gazetarët bastisin e shkundin çdo fjalor për t’i qëndisur shkrimet me sa më shumë nocione e definicione që as vetë nuk i kuptojnë: do mbrojnë, do shajnë, do s’dinë çka bëjnë e ca të tjerë kanë lënë gazetarinë për qeverinë. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe «ekspertët» kur flasin...

ANALIZA